Durana Tech Park, hapen thirrjet për aplikime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja ftoi sot bizneset të aplikojnë për t’u vendosur në Durana Tech Park, parku i parë teknologjik dhe shkencor në vend.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gonxhja theksoi se prioritet do të kenë aplikantët me numrin më të lartë të punonjësve dhe të ardhurave të deklaruara. Procesi, informoi ai, zgjat tri javë dhe do të ketë mbështetje përmes takimeve dhe seminareve online.

“Nëse jeni një biznes i konsoliduar që kërkon inovacion, një startup teknologjik apo inovator, një institucion arsimor dhe kërkimor, ose një nomad digjital, kjo është një mundësi për t’u bërë pjesë e një ekosistemi inovacioni dhe rritjeje”, tha ai.

Përmes mbështetjes strategjike për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, Durana Tech Park synon të tërheqë investime të huaja dhe vendase, ndërsa nxit zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve me vlerë të lartë të shtuar. Me fokus në kërkimin, inovacionin dhe prodhimin në sektorin e teknologjisë, ky park teknologjik është projektuar për të krijuar një grup ekspertësh të aftë dhe për të shtyrë përpara rritjen ekonomike.

Durana Tech Park ofron një regjim tatimor shumë të favorshëm, i krijuar enkas për të maksimizuar fitimin e kompanive rezidente në techpark: 0% TVSH dhe 0% tatim mbi fitimin për kompanitë rezidente, si një avantazh i madh krahasuar me rajonin, ku TVSH-ja dhe tatimi mbi fitimin mund të arrijnë deri në 20% dhe 15%, respektivisht. 0% tatim mbi të ardhurat personale për 10 vite për punonjësit. Kontributet shoqërore për punonjësit kufizohen në 95 euro/muaj, me një kontribut të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore prej vetëm 3,4%, duke sjellë kursime të mëdha në kostot e punës.

Lexo edhe :  Kishte probleme me pasurinë/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon gjyqtarin e Durrësit

Durana Tech Park është vendosur në Xhafzotaj. Vendndodhja është strategjike për shkak të afërsisë së saj (15 minuta) me Portin e Durrësit (më i madhi në Shqipëri dhe një nga më të mëdhenjtë në Adriatik) dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (20 minuta).

Gjithashtu garanton akses në tregjet më të mëdha dhe më të kualifikuara të punës në vend (Tirana dhe Durrësi), ku përqendrohen 75% e institucioneve të arsimit të lartë dhe qendrave kërkimore./e.t

Të fundit

Fadroma në ndërtimin pa leje të ish-gjyqtares Fetahu e lidhur me bandat

Pak kohë më parë në emisionin “Stop” u tregua sesi ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu që u provua të...

Nga kosi te kokoshkat/ Ushqimet e shëndetshme të cilat mund të konsumoni gjatë darkës

Të gjithë e kemi përjetuar atë ndjenjën e urisë gjatë orëve të vona të natës. Fatkeqësisht, të ngrënit vonë shpesh lidhet me shtimin në...

Mjekët paralajmërojnë/ Mos e injoroni këtë simptomë të ftohjes nëse zgjat më shumë se..

Dr. Shireen ka paralajmëruar se një kollë e vazhdueshme për më shumë se tre javë nuk duhet të neglizhohet. Edhe pse simptomat e ftohjes,...

Po zien rrjeti! Ledion Lico bënë veprimin e papritur me unazën e martesës (Foto)

Në vitin 2018, Liço u martua me Sara Hoxhën, bashkëpronare e Top Medias, dhe së bashku kanë tre fëmijë. Çifti duket të kenë jetë të...

Administrata Trump pezullon disa programe që u japin leje qëndrimi imigrantëve!

Administrata e Presidentit Donald Trump ka pezulluar disa programe të posaçme për disa grupe emigrantësh. Në bazë të vendimit agjencia federale ‘Shërbimet për Shtetësi dhe Emigracion të...

Lajme të tjera

Web TV