Luca D’Auria, drejtor i Zonës së Mbikëqyrjes Vullkanike në Institutin Vullkanologjik të Ishujve Kanarie (INVOLCAN), ka deklaruar se që nga viti 2016 në Tenerife është regjistruar një aktivitet sizmik anormal dhe një rritje e emetimit të gazrave. Kjo ka alarmuar komunitetin shkencor, megjithëse tërmetet e fundit janë të vogla.
Sipas D’Auria-s, probabiliteti i një shpërthimi këtë vit është rreth 2%, brenda 5 viteve të ardhshme arrin në 40%, ndërsa brenda 100 vitesh tejkalon 90%, shkruan A2 CNN.
Kujdes i veçantë po tregohet për El Teide, mali më i lartë i Spanjës (3,715 m), i cili shpërtheu për herë të fundit në 1909.
Ekspertët theksojnë se sa më gjatë të mbetet joaktiv, aq më shumë rriten gjasat për një aktivitet të ri vullkanik. Instituti Gjeografik Kombëtar (IGN) po monitoron nga afër aktivitetin sizmik në të gjithë Spanjën, me fokus të veçantë në zonat vullkanike./e.t