Ndjeheni të rraskapitur? Mund të ketë diçka që nuk shkon me shëndetin tuaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Jam i rraskapitur”, “nuk kam fuqi”, “më flihet gjumë”, të gjithë i kemi thënë të paktën një herë këto fraza. Ka raste kur ndjehemi më të lodhur dhe më të pafuqishëm se zakonisht dhe shkencëtarët kanë zbuluar shkaktarët.

Lodhja juaj së pari mund të lidhet me çrregullime emocionale sezonale, stresin e përditshëm të punës ose familjes, apo edhe mungesa e një gjumi të mirë e të rregullt.

Por, nga ana tjetër gjithashtu është shumë e vështirë që të përcaktohet se lodhja lidhet vetëm me përditshmërinë apo edhe me shëndetin.
Përgjumja kryesisht i referohet mungesës së vigjilencës, që do të thotë se ju mund të flini gjatë gjithë ditës, nëse do të kishit mundësi. Lodhja nga ana tjetër është një mungesë e energjisë e shkaktuar nga gjumi i pamjaftueshëm ose faktorë të tjerë shëndetësorë, gjë që e bën akoma më të vështirë kryerjen e detyrave ose kalimin e ditës pa u ndierë të lodhur.

Nëse lodhja e tepër po ndikon në përditshmërinë tuaj dhe po pengon në mos kryerjen ashtu siç duhet të aktiviteteve gjatë ditës, atëherë është e domosdoshme që bëni një vizitë tek mjeku.

Kur pacientët raportojnë lodhje kronike, mjekët zakonisht bëjnë një sërë pyetjesh për të pasur një panoramë më të qartë të asaj se çfarë e shkakton. Mjekët do të pyesin se kur filloi që ta ndjenit veten e lodhur, ose nëse ka ndodhur diçka e re në përditshmërinë tuaj.

Një shkaktar që ju bën të ndjeheni më të lodhur se zakonisht mund të jetë dhe dieta juaj. Konsumimi i pamjaftueshëm i proteinave, vitaminave, hekurit dhe lëndët e tjera ushqyese që janë themelore.

Anemia gjithashtu mund të jetë një prej shkaktarëve kryesorë që ju bën të ndjeheni të lodhur. Mungesa e hekurit mund t’ju japë lodhje të vazhdueshme. Sëmundjet e zemrës nuk janë shkaku kryesor i lodhjes, por sipas mjekëve ato japin ndikim në çrregullimin e aftësive tuaja për të kryer aktivitetet e përditshmërisë.

Lexo edhe :  SKANDALOZE/Buqetat e luleve rezultojnë të kontaminuara me…

Menopauza, është një tjetër faktor që shkakton lodhje, përgjumje, mbingarkesë emocionale apo stres.

Nëse asnjëra nga simptomat e mësipërme shëndetësore nuk lidhet me gjendjen tuaj të lodhjes, mund të jetë një shkaktar tjetër, më i thjeshtë dhe që neglizhohet më tepër. Bëhet fjalë pikërisht për gjumin.

Pagjumësia ose gjumi i çrregullt janë gjithashtu faktorë kyçë që ndikojnë në lodhjen dhe përgjumjen përgjatë ditës. Mjekët sugjerojnë se një person duhet të bëjë 7 deri në 8 orë gjumë në ditë. Modelet e parregullta të gjumit mund të prishin ritmin natyral të trupit. Gjithashtu stili i jetesës, ushqimi, aktivitetet e ditës mund të ndikojnë gjithashtu në gjumë të çrregullt dhe në një lodhje kronike për një periudhë të gjatë./    S,M

Të fundit

Champions League hyn në fazën e nxehtë, derbi gjermanësh dhe spanjollësh në 1/8

Është hedhur në Nyon të Francës për fazën e 1/8 të Uefa Champions League. Shorti ka sjellë përballje interesante, dy...

Tiranë/ Alarm i rremë për bombë në kolegjin ‘Turgut Ozal”

Një alarm për bombë u dha në shkollën “Turgut Ozal” në Tiranë, mesditën e sotme por pas kontrollit të Forcave Xheniere nuk është gjetur...

Krimet zgjedhore dhe 11 maji/Dumani:Askush s’duhet të ketë frikë sa kohë përmbush detyrën

Altin Dumani prezantoi strategjinë e parandalimit të krimeve elektorale në një tryezë të organizuar nga shoqëria civile lidhur me zgjedhjet elektorale të 11 majit. TIRANË - "Askush nuk...

SHBA urdhëron Zelenskyn të firmosë marrëveshjen për mineralet e rralla

Këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Mike Waltz ka deklaruar se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duhet të kthehet në tryezën e bisedimeve...

Ja pse nuk duhet të largohemi pa u përshëndetur me fëmijën

Të gjitha nënat kur provojnë të çojnë për herë të parë fëmijën në kopsht mundohen të gjejnë mënyra të ndryshme që të largohen pa i...

Lajme të tjera

Web TV