Kryeministri Edi Rama ka vijuar me postimet në rrjete sociale për Bufin e Kënetës, me të cilin ironizon Sali Berishën.
Kësaj radhe shfaqet një buf kënete që po tkurret, teksa në sfond është zëri i mbështetësve të Sali Berishës që brohorasin: O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do.
Në diçiturën e videos, Rama ka vendosur të shkruajë drejtuar zgjedhësve të 11 majit, ‘Thaje kënetën me votë’ .
Ndërkohë që ka dhe një mesazh për emigrantët që të regjistrohen për të qenë votues pasi afati përfundon më 4 mars në aplikacionin e KQZ./e.t