“Shqipëria bëhet” e Adriatik Lapajt dhe Lëvizja “Bashkë” e Arlind Qorit, janë dy partitë e para që kërkojnë në KQZ të regjistrohen për 11 Majin, mëson Shqiptarja.com
Ndryshimet e të hënës, 17 shkurt në Kodin Zgjedhor prej parlamentit qartësuan disa afate të procesit zgjedhor në parapërgatitje të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit; regjistrimi i partive garuese në zgjedhje duhet kryer brenda një jave deri më 25 shkurt.
Koalicionet duhen regjistruar deri më 7 mars, ndërsa emrat e kandidatëve për deputetë duhen dorëzuar në KQZ brenda 12 marsit./e.t