Si shpërndahej kokaina me taksi e skutera/ Detaje nga operacioni me 27 të arrestuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja në lidhje me operacionin e zhvilluar të martën në Tiranë, ku u arrestuan 27 persona për shpërndarje droge në zona të ndryshme të kryeqytetit. Sipas burimeve, pjesa e madhe e tyre e shpërndanin drogën duke përdorur taksi e skutera për të mos rënë në gjurmët e policisë.

Katër nga personat e ndaluar ishin taksixhinj, të cilëve iu gjetën edhe doza me vete në momentin e ndalimit.

Sipas përgjimeve, blerësit pasi kërkonin të merrnin dozat e lëndës narkotike i specifikonin me fjalët “e mirë” dhe “e fortë”.

Një dozë kokaine shitej deri në 80 mijë lekë, një dozë ekstazi shitej 15 dhe 25 mijë në varësi të cilësisë së mallit. Ndërsa një dorë heroinë 0.3 shitej 10 mijë lekë.

Anëtarët e grupit, kokainën e siguronin nga Euxhenjo Manushi, i arrestuar më herët me kokainë në makinë. Ndërsa dozat ekstazi siguroheshin nga Ergis Noka, djali i pronarit të portalit Publik.live, që një muaj më parë u kap bashkë me 3 persona të tjerë nga policia./e.t

Të fundit

Fadroma në ndërtimin pa leje të ish-gjyqtares Fetahu e lidhur me bandat

Pak kohë më parë në emisionin “Stop” u tregua sesi ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu që u provua të...

Nga kosi te kokoshkat/ Ushqimet e shëndetshme të cilat mund të konsumoni gjatë darkës

Të gjithë e kemi përjetuar atë ndjenjën e urisë gjatë orëve të vona të natës. Fatkeqësisht, të ngrënit vonë shpesh lidhet me shtimin në...

Mjekët paralajmërojnë/ Mos e injoroni këtë simptomë të ftohjes nëse zgjat më shumë se..

Dr. Shireen ka paralajmëruar se një kollë e vazhdueshme për më shumë se tre javë nuk duhet të neglizhohet. Edhe pse simptomat e ftohjes,...

Po zien rrjeti! Ledion Lico bënë veprimin e papritur me unazën e martesës (Foto)

Në vitin 2018, Liço u martua me Sara Hoxhën, bashkëpronare e Top Medias, dhe së bashku kanë tre fëmijë. Çifti duket të kenë jetë të...

Administrata Trump pezullon disa programe që u japin leje qëndrimi imigrantëve!

Administrata e Presidentit Donald Trump ka pezulluar disa programe të posaçme për disa grupe emigrantësh. Në bazë të vendimit agjencia federale ‘Shërbimet për Shtetësi dhe Emigracion të...

Lajme të tjera

Web TV