Televizionet shqiptare i kanë ‘ngritur traun’ çdo lloj llumi e deliranti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dardan Malaj 

Për disa K më shumë në Youtube, televizionet tona i kanë “ngritur traun” çdolloj llumi e deliranti!

Nga emisionet e mëngjesit deri në ato të politikës në mbrëmje. Pasojat janë graduale. Gjithnjë e më pak zëra të arsyeshëm. Më pak informacion i balancuar dhe analizë. Më pak modele frymëzuese. Më pak ide e alternativa. Më shumë vulgaritet, zhurmë dhe dhunë verbale.

Një shoqëri që i kthen në idhuj mashtruesit, që rri e dëgjon ti japin mend të pa shkollët e delirantët është e destinuar të jetë gjithnjë spektatore cirku ku prestigjatorët e hutojnë me klloun dhe numra shpejtësie.

Aftësia e llumit dhe delirantëve për tu shumëfishuar përmes hapësirës televizive është thjesht mbresëlënëse! Është detyrim dhe përgjegjësi publike e televizioneve që të “ulin traun” dhe të mos pranojnë të bien në nivelin e videove live nga TikTok-u. /e.t

Të fundit

Fadroma në ndërtimin pa leje të ish-gjyqtares Fetahu e lidhur me bandat

Pak kohë më parë në emisionin “Stop” u tregua sesi ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu që u provua të...

Nga kosi te kokoshkat/ Ushqimet e shëndetshme të cilat mund të konsumoni gjatë darkës

Të gjithë e kemi përjetuar atë ndjenjën e urisë gjatë orëve të vona të natës. Fatkeqësisht, të ngrënit vonë shpesh lidhet me shtimin në...

Mjekët paralajmërojnë/ Mos e injoroni këtë simptomë të ftohjes nëse zgjat më shumë se..

Dr. Shireen ka paralajmëruar se një kollë e vazhdueshme për më shumë se tre javë nuk duhet të neglizhohet. Edhe pse simptomat e ftohjes,...

Po zien rrjeti! Ledion Lico bënë veprimin e papritur me unazën e martesës (Foto)

Në vitin 2018, Liço u martua me Sara Hoxhën, bashkëpronare e Top Medias, dhe së bashku kanë tre fëmijë. Çifti duket të kenë jetë të...

Administrata Trump pezullon disa programe që u japin leje qëndrimi imigrantëve!

Administrata e Presidentit Donald Trump ka pezulluar disa programe të posaçme për disa grupe emigrantësh. Në bazë të vendimit agjencia federale ‘Shërbimet për Shtetësi dhe Emigracion të...

Lajme të tjera

Web TV