Berisha “spastron” të pabindurit/ Primaret, shumë deputetë tërhiqen nga kandidimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha po ia del që mes një procesi që duhet të hapte PD, në fakt po e spastron nga eksponentët e pabindur. Primaret po refuzohen nga një pjesë e deputetëve, të njohur si mbështetës jo të doktorit, por kryesisht të Bardhit.

Pas Helidon Bushatit dhe Ferdinand Xhaferajt, dy deputete, inaktive në parlament dhe politikë, Emilia Koliqi dhe Eralda Tase Bano konfirmojnë se nuk do të jenë pjesë e primareve. Arsyet sipas tyre janë personale, dhe jo politike.

DEPUTETËT E PD QË REFUZOJNË PRIMARET

 

HELIDON BUSHATI
FERDINAND XHAFERAJ
EMILIA KOLIQI
ERALDA TASE BANO
PETRIT DODA

Kurse, deputeti i ardhur rishtazi në Kuvend, Petrit Doda, tha për Abc Neës se nuk do të kandidojë në primare, pasi do të mbajë postin e kryetarit të degës së PD Kamëz, në të cilën do të udhëheqë edhe fushatën e PD. Deklaron se nuk ka asnjë kundër primareve apo Berishës.

“Unë jam zgjedhur kryetar i degës së PD, Kamëz e Paskuqan. Dhe nuk dua të krijoj problem me primaret. Gara është e lirë për çdo kandidat. Unë do udhëheq fushatën e PD për këto zgjedhje në zonë.”, tha Petrit Doda.

Në 4 vite, Berisha ia ka dalë të afrojë dhe spastrojë deputetët e dalë nga zgjedhjet e 2021. Pasi mori frenat vulën e logon e PD, dhe shpalli ‘non- grata’ Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn, në listën e të larguarve shtohen edhe 10 deputetë, duke përfshirë edhe Agron Shehajn.

DEPUTETËT E BASHA-ALIBEAJ

LULZIM BASHA
ENKELEJD ALIBEAJ
MERITA BAKIU
ORIOLA PAMPURI
FLUTURA AÇKA
ARBI AGALLIU
SELAJDIN JAKUPLLARI
ORIELA NEBIAJ
GËZIM ADEMAJ

Lajmi i mirë është se në radhët e deputetëve të PD në parlamentin e ri do të ketë prurje të reja, por lajm edhe më mi mirë për Berishën është që do mbushë grupin me besnikë të tij, kjo referuar edhe nga drejtuesit politikë që ka përzgjedhur kryedemokrati për fushatën, të cilëve u dha edhe vendin e sigurt në listën për deputet.

Lexo edhe :  Rama batuta në Mynih: Kur nisëm integrimin isha pa thinja

LISTA E SIGURT PËR DEPUTET TË PD

SALI BERISHA
FLAMUR NOKA
EDI PALOKA
BELIND KËLLIÇI
OERD BYLYKBASHI
LUÇIANO BOÇI
AGRON GJEKMARKAJ
GAZMENT BARDHI
TOMOR ALIZOTI
IVI KASO
FLAMUR HOXHA
TRITAN SHEHU
BUJAR LESKAJ
ENO BOZDO
XHELAL MZIU

Por nga gjithë kjo përplasje në 4 vite, të fituar dolën vetëm Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj. Të cilët dikur përbetoheshin se më parë do të largoheshin nga politika se të shtrëngonin duart me Berishës, kurse tani, të ulur në prehrin e tij, presin me qetësi mandatin e ardhshëm të deputetit. Gjithë kolegët e tjere te tyre, do të hyjnë në gijotinën e primareve./K.K

Të fundit

Jo vetëm në kohë lufte! Rezervat shtetërore aktivizohen në kohë krize çmimesh

Jo vetëm në kohë lufte, emergjence natyrore apo gjendjeje të jashtëzakonshme, por edhe në kohë krize çmimesh do të...

Shorti vendos! Ja kush do shqyrtojë në KAS çështjen e Burgjeve të Hapura

Komisioneri Zgjedhor Ilirjan Celibashi i ka bllokuar mazhorancës socialiste një tjetër projektligj pas TVSH-së për Bujqësinë dhe “Paketës së Maleve”, të cilat u rrëzuan...

Simptoma e ftohjes që s’duhet injoruar nëse zgjat më shumë se tre javë!

Dr. Shireen ka paralajmëruar se një kollë e vazhdueshme për më shumë se tre javë nuk duhet të neglizhohet. Edhe pse simptomat e ftohjes, si...

Aksident i rëndë në vend/ Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’, detajet e para

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Dragostunjë në Librazhd, ku mësohet se kanë mbetur të plagosur dy persona. Burime zyrtare bëjnë me...

Integrimi i Shqipërisë, mbahet në 18 Mars Konferenca e katërt Ndërqeveritare me BE-në

Shqipëria po vijon avancimin në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, teksa më 18 mars do të zhvillohet Konferenca e Katërt Ndërqeveritare me BE-në....

Lajme të tjera

Web TV