Edi Rama paralajmëron largimin nga drejtimi i PS-së? Ja çfarë deklaroi Kryeministri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, teksa bashkëbisedonte me qytetarët në rubrikën Sy m’Sy, ka lënë të nënkuptohet  se do të largohet nga Partia Socialiste, pas vitit 2030, afat që kreu i qeverisë ka dhënë për integrimin e Shqipërisë në BE.

Edi Rama: Drejtësia është fryt i vizionit vullnetit dhe i përpjekjes titanike të PS, nuk e solli Amerika dhe nuk e merr dot me vete kur ikën, sepse ne jemi këtu që e kemi dëshiruar këtë gjë, e kemi shkruar në programet tona që kur ishim në opozitë.

Po të ishim ne kundër drejtësisë, atëherë do të ishim këtu pa asgjë nga këto që shikon dhe komenton sikur i ka bërë Amerika, ka dhënë mbështetje të madhe bashkë me BE në procesin e reformës, por pavarësia e institucione të drejtësisë varet vetëm nga vullneti i PS, Nëse PS e lëshon këtë llogore, e keni parë shumë mirë se si të tjerët janë të rreshtuar në llogoren e luftës kundër institucioneve të drejtësi, kriminalizimit dhe bombardimit të SPAK dhe drejtuesit të SPAK me gjithfarëlloj shpifjesh akuzash shantazhesh fyerjes e kështu e radhë.

Ndaj jini të sigurt që drejtësi që i shërben pushteti të radhës nuk do të ketë sa kohë që PS do të jetë në pushet, me mua në krye, ose pas 2030 me këdo tjetër që do të marrë stafetën, kur ne të jemi anëtarë të BE, kur ne ta kemi vënë në tryezë fiksimin tim Albania.

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV