Frutat janë ushqimi më i mirë për ta pasuruar organizmin me vitamina dhe antioksidant. Nëse dëshironi të rrisni suksesin e dietës tuaj në mirëqenien e organizmit dhe shëndetin e mirë frutat janë ushqimi ideal.
Frutat janë ushqimi më i mirë për ta pasuruar organizmin me vitamina dhe antioksidant.
Frutat më të mira për t’u ngrënë në mëngjes janë boronica, grejpfruti, pjepri dhe bananet. Këto fruta janë të lehta për t’u shoqëruar me ushqime të tjera për mëngjes. Ato janë të pasura me vitamina dhe antioksidantë që nevojiten për humbje peshe në mënyrë të shëndetshme.
Boronica
Boronicat janë të mira për shëndetin tuaj të zorrëve, plakjen e lëkurës, qëllimet e humbjes së peshës dhe shëndetin e përgjithshëm. Ajo është një frut që mund ta shtoni në mëngjesin tuaj çdo ditë për të përmirësuar dhe ruajtur gjendjen tuaj shëndetësore. Substanca Anthocianina flavonoide që gjendet në këtë frut e ndihmon trupin tuaj të prodhojë adiponectin. Ky është një hormon që është i lidhur me nivelet më të ulëta të glukozës, frenon dëshirën për ngrënie të tepërt.
Grejpfruti
Është një burim i madh fibrash dhe lëndësh ushqyese. Ata kanë sasi të larta të vitaminës C, vitaminës A dhe antioksidantë. Ata gjithashtu kanë jashtëzakonisht pak kalori. Llogaritet që një grejpfrut i mesëm ka vetëm 52 kalori. Ky frut gjithashtu përmban një sasi të konsiderueshme uji, kështu që është super hidratues gjithashtu. Nëse e konsumoni gjatë mëngjeseve grejpfruti do të ju ndihmojë në metabolizëm dhe humbje peshe. Dietologët këshillojnë që nëse dëshironi të humbisni peshë, më mirë është që grejpfruti të hahet si frut se sa të pihet si lëng, për shkak se lëngu ka më shumë kalori.
Pjepri
Është anëtar i familjes Cucurbitaceae. Kjo e bën atë të afërt me trangujt dhe kungujt. Edhe pjepri ka pak kalori e shumë ujë dhe kjo e bën të jetë një ushqim i mirë për ta shtuar në mëngjeset tuaja.
Bananet
Bananet janë një frurt i mirë për humbje peshe. Dietologët këshillojnë të hani banane për shkak që përmbajnë baktere mikrobiome dhe fibra që ndihmojnë në humbje peshe.
Me krejt këto fruta ju mund të bëni një pijë “smoothie” që i kontribuon shëndetit tuaj. Për ta bërë edhe më të shëndetshme mënyrën e konsumimit ju mund t’i shtoni arra e kos. Gjithashtu mund të krijoni një sallatë frutash e t’i shtoni përbërës si fara liri, fara chia e drithëra pa sheqer.