I paralizuar prej dy javësh/ Mjekët e QSUT realizojnë ndërhyrjen e vështirë te 58-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjekët e Qendrës Spitalore Universitare Tiranë kanë realizuar me sukses një ndërhyrje të vështirë prej 7 orësh te një 58-vjeçar.

Pacienti prej dy javësh ishte paralizuar për shkak të një hernie diskale torakale të kalcifikuar.

Pas angazhimit të ekipit mjekësor 58 vjeçari sot është në gjendje të ecë dhe ka rifituar të gjitha funksionet autonome.

Shef i Shërbimit të Neurokirurgjisë, Artid Lame thotë se pacienti vetëm pak orë pas ndërhyjes së vështirë filloi që të lëvizte.

“Bëhet fjalë për një pacient 58-vjeçar fizikisht të shëndetshëm, i cili në mesin e dhjetorit pas një pune fizike të zakonshme, ndjeu një dhimbje të fortë në shpinë dhe dhimbje të këmbëve. Pasi bëri rezonacën dhe skaner u pa që kemi të bëjmë me një gjë jo zakonshme, hernie diskale torakale të kalcifikuar që e bën të vështirtë heqjen.

Pasi pamë pacientin e gjykuam të udhës që të konsultohej kirurgun torakal, doktor Ilir Skënduli, vendosëm të bëjmë një kirurgji multidisiplinare. Kemi kryer një operacion rreth 6-7 orë. Kur sheh pacientin të kënaqur lodhja harrohet. Ajo që na bëri të krenohemi për punën tonë ishte se të nesërmen në mëngjes pacienti lëvizte shumë mirë këmbën e majtë, është në gjendje të eci vetë. Megjithatë do të përmirësohet deri në 6 muaj”, tha Artid Lame, Shef i Shërbimit të Neurokirurgjisë.

Operacioni u krye nga Prof. Artur Xhumari, Shef i Shërbimit të Neurokirurgjisë, Prof. Asc. Artid Lame, Dr. Ilir Skënduli, Dr. Maren Ruka. Anestezist Dr. Myfit Saraci dhe instrumentare Manjola Pjetri, Gena Hazizolli, Anxhela Gjona.

Video u shpërnda nga Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu./e.t

Të fundit

Integrimi i Shqipërisë, mbahet në 18 Mars Konferenca e katërt Ndërqeveritare me BE-në

Shqipëria po vijon avancimin në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, teksa më 18 mars do të zhvillohet Konferenca...

Trump për Zelenskyn: Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve

Presidenti amerikan, Donald Trump nuk duket se po tërhiqet nga kritikat e tij ndaj homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky. Në një intervistë në Fox...

Dita e Gjuhës Amtare, gjuhëtari: Shqipja po ndotet nga fjalët e huaja të panevojshme

Përdorimi i fjalëve të huaja të panevojshme, gabimet drejtshkrimore dhe shtrembërimet sintaksore janë disa nga sfidat më të mëdha me te cilat po përballet...

Parashutë në BBVIP4 për Eglin dhe Gjestin, ja çfarë mesazhi morën banorët!

Një moment emocionues dhe i paharrueshëm ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Gjesti dhe Egli morën një surprizë të jashtëzakonshme...

Meta akuza nga qelia: Ndalimi i vizitave s’më pengon të udhëheq PL drejt fitores

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar sot (21 Shkurt) në lidhje me atë që e ckilësoi pengimin me orë të tëra...

Lajme të tjera

Web TV