Partia e Lirisë është regjistruar zyrtarisht për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit të këtij viti.
Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe dokumentin përkatës.
Blushi shkruan se regjistrimi i PL-së në zgjedhje është bërë me kërkesën e Presidentit të kësaj force politike, Ilir Metës, i cili ndodhet në paraburgim për korrupsion aktualisht.
Reagimi i Tedi Blushit:
Partia e Lirisë, me kërkesën e Presidentit, Z. Ilir Meta regjistrohet zyrtarisht për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit!
Na priftë e mbara në këtë sfidë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë!
Votat për Ilir Metën, Partinë e Lirisë dhe programin tonë të shkëlqyer “5 Prioritete për 4 milion shqiptarë plus”, që i jep fund shpopullimit dhe varfërisë dhe e shndërron Shqipërinë në fuqi prodhuese dhe eksportuese, do të jetë masive për të realizuar ndryshimin historik, fitoren e padiskutueshme të opozites dhe largimin e Narkoqeverisjes së Ramës, që po plaçkit, rrënon dhe po e mpak çdo ditë vendin. FITORE! ????????????✅
S,M