Një në 3 biznese në tregti, shqiptarët po i largohen sipërmarrjeve në fushën e prodhimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptarët po i largohen bizneseve në fushën e prodhimit duke i orientuar investimet në sipërmarrje në sektorin e turizmit dhe ndërtimit.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se nga rreth 117 mijë ndërmarrje në total në fund të vitit 2023, gati 100 mijë apo 84 për qind e totalit ishin në tregti, shërbime, akomodim e ndërtim. Ndërkohë numri i bizneseve të industrisë prodhuese e përpunuese është tkurrur me 352 njësi në harkun e vitit të fundit.

“Kjo shkon në paralel me zhvillimet ekonomike. Kemi dy sektorë, turizmin dhe ndërtimin që kanë njohur bum vitet e fundit e rrjedhimisht kjo ka sjellë shtimin e bizneseve. Është në trend me vitet e fundit”, tha eksperti i SME, Daniel Guçe.

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se ndërkohë numri ndërmarrjeve aktive është zgjeruar me gati 4 mijë apo 3.4 për qind në harkun e 12 muajve. Kryesisht këto kanë qenë biznese të vogla dhe të mesme.

“Janë sipërmarrje me 1-4 të punësuar. Ne në fakt na duhen bizneset e mëdha, ato me mbi 50 punonjës të cilat japin gjysmën e totalit të xhiros së aktivitetit ekonomik në një vit”, shtoi Guçe.

Kjo ecuri prite të ndryshojë këtë vit. Njohës të tregut parashikojnë më shumë biznese në fushën e  teknologjisë në informacionit këtë vit.

“Janë disa nisma nga qeveria dhe institucionet ndërkombëtare që pritet të sjellin shtim në sipërmarrjeve novatore.”

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se në total janë 560 mijë individë të punësuar në ndërmarrjet në vend. Kjo shifër është zgjeruar me 2.2 për qind në harkun e një viti./e.t

Të fundit

Parashutë në BBVIP4 për Eglin dhe Gjestin, ja çfarë mesazhi morën banorët!

Një moment emocionues dhe i paharrueshëm ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Gjesti dhe Egli...

Meta akuza nga qelia: Ndalimi i vizitave s’më pengon të udhëheq PL drejt fitores

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar sot (21 Shkurt) në lidhje me atë që e ckilësoi pengimin me orë të tëra...

Kryeministri Edi Rama zbret në Fier, takim me Asamblenë Socialiste të Qarkut

Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në qytetin e Fierit, nën masa të forta sigurie, në kuadër të Asamblesë Socialiste të Qarkut. I shoqëruar edhe...

“Më ka denoncuar këneta”/Rama-Berishës: Tiranën dhe Shqipërinë e kanë humbur përgjithmonë

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Sali Berishës, pas dy denoncimeve të tij për krime zgjedhore. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai thotë...

“Nuk rrija dot pa folur”/ Historia e dashurisë së këngëtarit: Propozimi ende s’ka ndodhur

Klajdi Haruni, këngëtari i njohur shqiptar, ka ndarë disa detaje nga jeta e tij personale dhe historia e dashurisë në një intervistë nga Arbana...

Lajme të tjera

Web TV