Kosova është bërë shkak i një debati të nxehtë në Shën Petersburg të Rusisë. Një park i këtij qyteti duket se ka njohur Kosovën dhe ka shfaqur flamurin e vendit, në një prej tabelave të vendosura atje.
Mediat lokale raportojnë se incidenti shkaktoi shok mes banorëve. Pas polemikave të forta që shpërthyen, autoritetet e mbuluan më vonë tabelën me të zezë për të parandaluar përshkallëzime të mëtjeshme.
Zyra e prokurorisë është thirrur të hetojë rastin.
Rusia është aleati kryesor i Serbisë dhe vazhdimisht shpreh mbështetjen sa i përket qëndrimit kundër shtetësisë së Kosovës. Madje, Moska e përdor çështjen e Kosovës si argument në politikën e jashtme, për të justifikuar ndërhyrjet në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas. /E.T