Shqipëria do të ndryshojë ligjin për rezervat materiale të shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Mbrojtjes ka hartuar një ligj të ri “Për rezervat materiale të shtetit”. Kjo me argumentin se baza ligjore e vitit 2008 nuk i përgjigjet zhvillimit brenda dhe jashtë vendit.

Shqipëria do të ndryshojë ligjin për rezervat materiale të shtetit. Me argumentin se baza ligjore e vitit 2008 nuk i përgjigjet zhvillimet brenda dhe jashtë vendi, Ministria e Mbrojtjes ka hartuar dhe depozituar në kuvend projektligjin e ri “, “Për rezervat materiale të shtetit”.

“Projektligji ka për qëllim përshtatjen e legjislacionit për rezervat materiale të shtetit me ndryshimet ligjore të bëra në fushën e mbrojtjes civile, riorganizimin infrastrukturor sipas planeve strategjike afatmesme, përditësimin dhe plotësimin e kapaciteteve duke marrë në konsideratë ndryshimet e numrit të popullsisë, lëvizjeve demografike, si dhe nevojave të mundshme në situatat e gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme, gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe emergjencave civile, vendore e rajonale.”     

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit tregoi se në rezervat e shtetit në fund të vitit 2023 nuk pati asnjë kilogram grurë dhe asnjë litër ujë e karburant. Në një raport auditi me titull “Rezervat materiale të shtetit në shërbim të qytetarit”, KLSH tregon se ndonëse sasia minimale rezervë e grurit duhej të ishte 300 tonë, karburantit 100 mijë litra dhe ujit 3 mijë litra, në magazina nuk kishte asnjë nga këto produkte.

“Nisur nga problematikat e hasura gjatë zbatimit të ligjit aktual gjatë situatave jo të zakonshme, projektligji ka synuar të trajtojë dhe të japë zgjidhje mekanizmave për plotësimin, shpërndarjen, freskimin dhe mirëmbajtjen e mallrave, në zbatim të së cilave pritet të hartohen aktet e reja nënligjore. Për trajtimin e gjithë nevojave të sipërcituara u pa e arsyeshme hartimi i një projektligji të ri, pasi nevoja për ndërhyrje prekte mbi 70% të përmbajtjes së ligjit aktual në fuqi.”

Sipas Kontrollit të Shtetit gjendja e krijuar kishte ardhur kryesisht si pasojë e mbivendosjes së kompetencave mes institucioneve që administrojnë rezervat Shtetërore. Qeveria ka përcaktuar ndërkohës e buxheti për rezervat materiale të shtetit do të jetë 163 milionë lekë në vit deri në 2027-n. /e.t

Të fundit

Parashutë në BBVIP4 për Eglin dhe Gjestin, ja çfarë mesazhi morën banorët!

Një moment emocionues dhe i paharrueshëm ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Gjesti dhe Egli...

Meta akuza nga qelia: Ndalimi i vizitave s’më pengon të udhëheq PL drejt fitores

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar sot (21 Shkurt) në lidhje me atë që e ckilësoi pengimin me orë të tëra...

Kryeministri Edi Rama zbret në Fier, takim me Asamblenë Socialiste të Qarkut

Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në qytetin e Fierit, nën masa të forta sigurie, në kuadër të Asamblesë Socialiste të Qarkut. I shoqëruar edhe...

“Më ka denoncuar këneta”/Rama-Berishës: Tiranën dhe Shqipërinë e kanë humbur përgjithmonë

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Sali Berishës, pas dy denoncimeve të tij për krime zgjedhore. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai thotë...

“Nuk rrija dot pa folur”/ Historia e dashurisë së këngëtarit: Propozimi ende s’ka ndodhur

Klajdi Haruni, këngëtari i njohur shqiptar, ka ndarë disa detaje nga jeta e tij personale dhe historia e dashurisë në një intervistë nga Arbana...

Lajme të tjera

Web TV