“Vëllai i tij i drejtoi armën babait tim”/ Plagosi kushëririn e kryebashkiakut të Kukësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sebastian Muçmata, që dyshohet se plagosi Elvis Halilajn, kushëririn e kryebashkiakut të Kukësit, Albert Halilaj, para bluve ka dëshmuar se konflikti nisi për shkak të detyrës së vëllait.

Akuza: I pandehuri Sebastian Muçmata akuzohet për veprën penale të vrasjes me dashje në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake parashikuar nga nenet 76, 22, 278 dhe 25 të Kodit Penal. Çfarë keni për të thënë për këtë akuza dhe për këtë ngjarje?

Përgjigja e Sebastian Muçmata: Me faktin dhe akuzën u njoha dhe për sa më pyesni dhe më akuzoni kam për të shtuar se nuk kam shkuar për të vrarë njeri, por në momentin që kam shkuar, aty Qerimi (vëllai i të plagosurit) i ka drejtuar armën babait tim Izetit (Muçmata), në këto momente kam shkuar menjëherë te makina dhe kam marrë një armë tip pistoletë që e kisha në bagazh dhe kam qëlluar në drejtim të rrugës ku ishin dy vëllezërit Qerimi dhe Elvisi Halilaj, po të kisha qëllim për t’i vrarë unë e kisha atë mundësi, por nuk kam pasur qëllim vrasjen e asnjë personi. Unë, kur kam mësuar se pikërisht shtetasit Qerim e Elvis Halilaj kishin rrahur sot te agjencia e Bicajve vëllanë tim Zenelin, i cili ka ngelur pa ndjenja i shtrirë në tokë.

Ky konflikt ka filluar për shkak të detyrës së Zenel Muçmatës, i cili punon në Bashki në funksionin e Drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Elvis Halilaj pretendon se ka ndikuar ose ka ndërhyrë drejtpërdrejtë për largimin nga puna të Elvis Halilajt.

29-vjeçari u vetëdorëzua një natë më parë në Polici, disa orë pasi plagosi Elvis Halilajn në fshatin Bicaj të Kukësit./k.k

Të fundit

Shorti vendos! Ja kush do shqyrtojë në KAS çështjen e Burgjeve të Hapura

Komisioneri Zgjedhor Ilirjan Celibashi i ka bllokuar mazhorancës socialiste një tjetër projektligj pas TVSH-së për Bujqësinë dhe “Paketës së...

Simptoma e ftohjes që s’duhet injoruar nëse zgjat më shumë se tre javë!

Dr. Shireen ka paralajmëruar se një kollë e vazhdueshme për më shumë se tre javë nuk duhet të neglizhohet. Edhe pse simptomat e ftohjes, si...

Aksident i rëndë në vend/ Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’, detajet e para

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Dragostunjë në Librazhd, ku mësohet se kanë mbetur të plagosur dy persona. Burime zyrtare bëjnë me...

Integrimi i Shqipërisë, mbahet në 18 Mars Konferenca e katërt Ndërqeveritare me BE-në

Shqipëria po vijon avancimin në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, teksa më 18 mars do të zhvillohet Konferenca e Katërt Ndërqeveritare me BE-në....

Trump për Zelenskyn: Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve

Presidenti amerikan, Donald Trump nuk duket se po tërhiqet nga kritikat e tij ndaj homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky. Në një intervistë në Fox...

Lajme të tjera

Web TV