Policia italiane dhe ajo shqiptare bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor, Ilir Proda gjatë një vizite në Itali u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, njëherazi Drejtor i Përgjithshëm i Sigurisë Publike në Ministrinë e Brendshme të Italisë, Prefekti Vittorio Pisani.

Gjatë takimit Proda dhe Pisani vlerësuan rezultatet e arritura nga skuadrat e përbashkëta hetimore dhe angazhimin në zbatimin e marrëveshjeve dypalëshe për migracionin e parregullt.

Një rëndësi e veçantë iu kushtua mbështetjes së dhënë nga pala italiane në formimin dhe trajnimin e strukturave të Policisë së Shtetit, me synimin për të forcuar më tej kapacitetet operacionale, veçanërisht në parandalimin dhe luftën kundër terrorizmit.

Prefekti Pisani vlerësoi përpjekjet e Policisë së Shtetit në luftën kundër trafiqeve të paligjshme dhe arrestimin e personave të kërkuar nga autoritetet italiane, duke theksuar rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve për të luftuar grupet kriminale dhe elementët e radikalizuar që veprojnë në Shqipëri dhe Itali.

 

 

Gjatë takimit, dy drejtorët theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, migracionit të parregullt, terrorizmit dhe kultivimit të lëndëve narkotike.

Një tjetër temë e diskutimit ishte bashkëpunimi në fushën e formimit dhe arsimit policor mes dy delegacioneve, duke shprehur gatishmërinë që edhe në këtë fushë të ketë sa më shumë shkëmbime eksperiencash, trajnime dhe sa më shumë literaturë të Akademisë së Policisë Italiane për Akademinë e Sigurisë së Policisë Shqiptare.

Gjatë vizitës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit mori pjesë edhe në Takimin e Pestë të Tavolinës Teknike Itali-Shqipëri, ku së bashku me Zëvendësdrejtorin dhe Drejtorin Qendror të Policisë Kriminale Italiane, Prefektin Raffaele Grassi dhe drejtuesit më të lartë të policisë së të dy vendeve, diskutuan në mënyrë të detajuar mbi sfidat dhe strategjitë për rritjen e sigurisë.

Lexo edhe :  Strategu LaCivita dhe gënjeshtrat opozitare për Yuri Kim

Në kuadër të kësaj vizite, Drejtori i Përgjithshëm zhvilloi një takim edhe me Ambasadoren e Republikës së Shqipërisë në Itali, Anila Bitri.

Kjo vizitë u realizua me mbështetjen e autoriteteve italiane dhe projektit EU4FAST WB./E.T

Të fundit

Elon Musk mbështet sërish Alternativën për Gjermaninë përpara zgjedhjeve

Miliarderi amerikan Elon Musk, i cili është edhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump, ka publikuar sot në platformën X një postim...

E ardhmja e tregut të punës: Ku janë punët më të paguara

Ekspertët e inteligjencës artificiale, si dhe profesionistë nga fusha të tjera të teknologjisë së informacionit, tashmë janë shumë të kërkuar në tregun e punës...

3 Ushqimet që duhet t’i konsumoni në shkurt

Shkurti është muaji që shënon kalimin nga dimri në pranverë në shumë pjesë të botës, dhe kjo ndryshim sezoni vjen me një ndryshim në...

Karnavalet e Shkodrës, Rama ndan pamjet: Shkodra sonte me ngjyrat e festës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga Karnavalet e Shkodrës. “Shkodra sonte me ngjyrat e festës”, shkruan Rama bashkëngjitur videos së publikuar. Shkodra festoi mbrëmjen e...

Lajme të tjera

Web TV