Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i ri ka zbuluar se malet mund të fshehin rezerva të mëdha të hidrogjenit të bardhë, duke rritur shpresat për një burim të pastër energjie që mund të ndihmojë në luftën kundër krizës klimatike.

Hidrogjeni i bardhë, i njohur edhe si hidrogjen natyror apo gjeologjik, ka tërhequr kohët e fundit vëmendjen si një alternativë premtuese ndaj karburanteve fosile. Edhe pse ekzistenca e tij në koren e Tokës është teorizuar vetëm disa dekada më parë, shkencëtarët kanë punuar për të kuptuar se si formohet dhe ku mund të gjendet në sasi të mëdha.

Një ekip studiuesish përdori modele kompjuterike për të simuluar lëvizjen e pllakave tektonike dhe për të identifikuar rajonet me kushte të favorshme për prodhimin e hidrogjenit të bardhë. Studimi, i publikuar në revistën Science Advances, sugjeron se vargmalet si Pirenejtë dhe Alpet Evropiane mund të jenë epiqendra të këtij burimi energjie.

Hidrogjeni është një karburant i pastër që prodhon vetëm ujë kur digjet. Megjithatë, shumica e hidrogjenit komercial prodhohet me lëndë djegëse fosile, duke reduktuar përfitimet e tij klimatike. Prandaj, hidrogjeni i bardhë, i cili gjendet natyrshëm në Tokë, shihet si një mundësi e madhe.

Ky gaz formohet në mënyrë natyrore përmes disa proceseve, përfshirë radioaktivitetin në koren e Tokës dhe reaksionit mes ujit dhe shkëmbinjve të pasur me hekur nga manteli i Tokës. Studimi sugjeron se këto shkëmbinj, të ekspozuar për shkak të proceseve gjeologjike, mund të krijojnë sasi të konsiderueshme të hidrogjenit të bardhë.

Eksplorimi i hershëm për këtë burim energjie ka nisur në Francë, Ballkan dhe SHBA. Megjithatë, sfidat mbeten, përfshirë gjetjen e rezervave të mëdha të shfrytëzueshme dhe zhvillimin e metodave efikase për nxjerrjen dhe transportin e tij.

Lexo edhe :  Bullizimi rrezik për vetëvrasje, problemet sociale të të rinjve në Korçë

Studiuesit besojnë se hidrogjeni i bardhë mund të ketë një ndikim të madh në industrinë energjetike, por do të duhen dekada për ta komercializuar. Ashtu si nafta dikur, hidrogjeni i bardhë mund të shndërrohet në një burim kryesor energjie në të ardhmen./k.k

Të fundit

Barcelona merr një fitore komode në fushën e Las Palmas dhe ruan kryesimin e La Ligës

Barcelona bëri detyrën në transfertë ndaj Las Palmas, duke triumfuar 0-2 në duelin e vlefshëm për javë e 25-të...

Elon Musk mbështet sërish Alternativën për Gjermaninë përpara zgjedhjeve

Miliarderi amerikan Elon Musk, i cili është edhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump, ka publikuar sot në platformën X një postim...

Interi vuan por fiton ndaj Genoas, zikaltërit marrin përkohësisht kreun e Serie A

Interi mposhti minimalisht 1-0 Genoan në duelin e vlefshëm për javën e 26-të të Serisë A. Falë këtij triumfi, zikaltrit e Inzaghit kanë marrë...

E ardhmja e tregut të punës: Ku janë punët më të paguara

Ekspertët e inteligjencës artificiale, si dhe profesionistë nga fusha të tjera të teknologjisë së informacionit, tashmë janë shumë të kërkuar në tregun e punës...

3 Ushqimet që duhet t’i konsumoni në shkurt

Shkurti është muaji që shënon kalimin nga dimri në pranverë në shumë pjesë të botës, dhe kjo ndryshim sezoni vjen me një ndryshim në...

Lajme të tjera

Web TV