A do mundet SPAK-u ta kthejë besimin tek zgjedhjet?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ben Andoni

Në një logjikë, kreu i opozitës, Sali Berisha e ka gati argumentin për gjendjen “humbëse” pas përfundimit të zgjedhjeve: Na u vodhën votat! Nuk bëhen zgjedhje të ndershme në Shqipëri.

Ashtu si nga ana tjetër, maxhoranca e ka “të fiksuar” fitoren dhe tashmë kryetari i saj, Rama në një gjendje aspak të mirë vetëm lëshon bubullima kundër medias, e negativizon opozitën me lloj epitetesh me metaforash gjithnjë e më të lira. Në një pikë bashkohen Sali Berisha dhe Edi Rama, të dy liderët e kohëve “moderne” shqiptare: SPAK e ka kaluar vijën e kuqe. Maxhoranca e ka theksuar këtë pas masës së arrestit me burg të Veliajt, kurse opozita përtej çdo kufiri, duke mëtuar me gojën e Berishës se do ta shpërbëjë fare institucionin deri më tani simbol të Drejtësisë!

Akti i fundit i SPAK-ut për të hetuar krimin zgjedhor dhe prekja e të fortëve e ka tensionuar si pak herë situatën zgjedhore të kampeve të dy partive që zyrtarisht nuk mund të punojnë me rregulla të qarta loje. Ndaj ndodh rëndom tek ne që humbësi nuk e përshëndet fituesin dhe që vetëm ankohet.

Por strategjia e SPAK që i ka ngritur mahmur të dy krahët e politikës ka mundësi t’i lerë pa tekst sa i përket përdorimit të kamufluar të krimit të organizuar në integritetin e procesit zgjedhor, apo përmes masave shumë të sofistikuara të teknikave të posaçme hetimore që po pretendohet të aplikohen së fundmi.

Mëtohet se do të ketë përgjime intensive, monitorime në terren dhe kontrolle më të shpeshta me nisjen zyrtare të fushatës. Por arrestimet me emra si Bajrat dhe Çopjet tregon se SPAK po godet në qelizë të problematikave, ashtu si dikur u punua për përgjimet e famshme që u publikuan për dosjet 339 dhe 184, nga u dëshmua sesi mblidheshin votat për socialistët por që në fund rezultuan me hiç. Për ironi nga vetë SPAK-u.

Lexo edhe :  Meta akuza nga qelia: Ndalimi i vizitave s’më pengon të udhëheq PL drejt fitores

Ndërkohë, SPAK ka frikësuar dhe njerëzit e PD-së, metodat speciale të të cilëve nuk është se bien më pas, por që tashmë janë kufizuar e minimizuar prej kohës së gjatë në opozitë, përçarjes dhe, letargjisë së tyre. SPAK-u me këtë rast po hesht dhe patronazhistët, kthyer në simbol të fitores së zgjedhjeve të shkuara.

Vetëm se ky inkursion tashmë duhet manifestuar me rezultate dhe nëse SPAK-u nuk e justifikon me respektimin e parimeve për të Drejtat e individit dhe nëse s’tejkalon kompetencat vendos një gur tjetër miliar, që do jetë shembull për standardet e këtyre zgjedhjeve.

Kjo dihet mirë në kampin socialist sepse do jetë mbështetje për rrugën evropiane, ashtu si edhe për opozitën nëse do të dinë t’i kanalizojnë si duhet standartet.  Por ka ende kohë, ashtu si ka shumë e shumë sfida, që SPAK-u të marrë meritat, të cilat publiku ka kohë që ia ka njohur. Por, a do mundet SPAK-u të kthej besimin te zgjedhjet? Është ende herët dhe kjo mbetet për t’u parë./   S,M

Të fundit

Lajme të reja të këqija për shëndetin e Papa Françeskut, mjekët zbulojnë problem tjetër

Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut vijon të jetë kritike sipas deklaratës së fundit nga Vatikani. Referuar mediave të huaja, mjekët...

“U ndava njëherë, të ndahem edhe me tjetrën?” 35-vjeçari s’largohet nga shtëpia e babait

Samiu ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” djalin e tij të vogël, Mariusin. Në insertin e rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan,...

Projeksioni, si do të duket parlamenti i ardhshëm gjerman?

Kjo është një ide fillestare sesi zgjedhjet e sotme mund të kenë ndryshuar përbërjen e politikës gjermane. Seksioni i madh i ngjyrës blu të...

Tregu shqiptar i punës tërheq të huajt, rritet ndjeshëm numri i punësimeve

Jo vetëm të moshuarit, por edhe të rinj të huaj në forcë po pune po zgjedhin tregun shqiptar të punësimit, duke mbushur boshllëqet e...

E papritur! Pas daljes nga BBVA Livia bashkohet me Mevlanin? Detaji që i nxorri zbuluar

Menjëherë pas daljes së Livias, Mevlani ka fshirë të gjitha postimet nga llogaria e tij në Instagram. Kjo përfshin jo vetëm fotot dhe videot...

Lajme të tjera

Web TV