Berisha po e trajton PD në Athinë si pjesë të “Agimit të Artë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Nuk e di pse Sali Berishës i është mbushur mendja që shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe janë përkahës të PD janë të gjithë nga Dropulli ose Himara dhe mbështetës të Agimit të Artë.

Për disa herë, ai sa herë u adresohet mbështetësve të PD në Athinë, qoftë në takimet që ka pasur online me ta, qoftë edhe ky i sotmi, e vetmja gjë që u shpjegon nga Shqipëria është arrestimi i Spiro Kserës për korrupsion dhe arrestimi i Fredi Belerit për blerje votash.

Shqiptarët, përfshi edhe ata që mbështesin PD në Greqi, nuk jetojnë me hallet e Agimit të Artë në Shqipëri, çfarë përfaqësojnë Beleri dhe Ksera.

Ata kanë hallet e tyre në Greqi, kanë probleme atje me Agimin e Artë, me racizmin e tyre dhe, ndonjëherë, edhe me dhunën e tyre.

Ata mbështesin PD për bindje të tyre politike, po jo për shkak të aleancës së Berishës me Kserën dhe Belerin.
Madje, ky nuk është as shqetësimi i pakicës greke të Shqipërisë që jeton në Greqi. As ata nuk duan t’i dinë për ta. Shumica e Dropullit voton PS ashtu si dhe Himara.

Kështu që problemi i Belerit dhe Kserës, si dy të dënuar për krime ordinare në Shqipëri, është çështje vetëm e atyre të dyve dhe Berishës.

Nuk jam kundër që Berisha të shqetësohet për Belerin. Ai mund ta qajë atij hallin dhe të bëjë aleancë me të me shpresë se Greqia do t’i bëhet aleatë, por kjo nuk i jep ndonjë votë shqiptare në Greqi. Në Shqipëri, jo e jo. Vetëm mund t’ja heqë.

Keqkuptimi i Berishës se 700 mijë shqiptarët në Greqi jetojnë me hallin e Belerit, tregon se Berisha e konsideron diasporën shqiptare në Greqi, si pakicë greke të Shqipërisë, të spostuar në Athinë dhe u flet atyre për hallin e disa politikaneve të Agimit të Artë në Shqipëri dhe për kontributin që ata po japin për Greqinë.

Lexo edhe :  Pse na vlerëson ‘Standard&Poor’s’?

D.m.th. i trajton ata sikur të jenë pjesëtarë të shoqatës Omonia dhe jo mbështetës të PD, të cilën ai gjithashtu e trajton si seksion të shoqatës Omonia. Dhe e gjithë kjo vetëm nga keqkuptimi se Beleri do t’i sigurojë atij mbështetjen e Greqisë në zgjedhje. Dikush duhet t’i thotë se ata që do votojnë në Greqi për zgjedhjet e 11 majit, qofshin edhe për PD, do votojnë si shqiptarë të ikur në Greqi dhe jo si mercenarë grek në Shqipëri./kb

Të fundit

Zgjedhjet e 11 majit/ Kryeministri Rama prezanton sot programin e PS: Shqipëria 2030

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i PS-së, do të shpalosë sot programin e Partisë Socialiste për Shqipërinë 2030 me...

Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane

Nga Lutfi Dervishi Edhe 5 vjet dhe marrim pasaportën. Por a do jemi gjallë për ta përdorur? Mishin e servirim me salmonelë, mandarinat i spërkasim me...

Nesër kthehet ora verore, akrepat shkojnë 60 minuta para

Nesër, duke nisur nga ora 02:00 (e datës 30 mars), akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta para. Kjo do të bëjë që...

Bombardimi i bunkerit të Mehmet Shehut dhe koha për të mirëmbajtur çdo transhe e llogore 

Sefer Pasha Situata e re në botë na fton që të jemi më të vendosur për tu vetëmbrojtur. I njëjti shqetësim është dhe në Evropë....

Rama: Në 11 Maj luajmë “Ligën e Kampionëve”

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar 11 majin si një moment historik për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai theksoi se...

Lajme të tjera

Web TV