Dramë në Kupën e Mbretit, mbyllet në barazim dramatik sfida Barcelona-Atletico

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barazim i çmendur me 8 gola, mes Barcelonës dhe Atletiko Madridit, në aktin e parë gjymsmëfinal të Kupës së Mbretit. Një duel spektakolar që i pati të gjitha, duke u mbyllur me shifrat 4 me 4.

Djemtë e Simeones, arritën të kalonin në avantazh të dyfishtë në minutat 1 dhe 6, ndërkohë që katalanasit përmbysën gjithçka në fragmentin e parë të lojës, falë golave të Pedrit, Cubarsit dhe Inigo Martinez në minutat 19, 21 dhe 41. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 3 me 2, teksa në pjesën e dytë u shënuan edhe 3 gola të tjerë. 

Në minutën e 74-t, ishte Lewandowski, i cili u hodh nga stoli dhe ngriti rezultatin në 4 me 2. Kur u mendua që do të ishin katalanasit ata që do të triumfonin, miqtë nga Madridi, nuk u dorëzuan, duke shënuar dy gola me Jorenten dhe Sorloth në minutat 84 dhe 90+3, për të dalë nga kjo përballje me një barazim dramatik.  

Dueli i kthimit do të luhet më 2 prill, në stadiumin e Atleticos./ D.C

Të fundit

Reshje shiu në të gjithë territorin, si parashikohet moti për këtë të mërkurë

Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të...

Rama të dielën në Athinë fton shqiptarët në panairin e punës

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë të dielën (2 mars) drejt Greqisë, ku do të marrë pjesë në panairin e punës “Puno dhe jeto...

Mbi 80 mijë shqiptarë në Greqi kërkojnë të votojnë më 11 maj

Mbi 80 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet e 11 majit, sipas të...

Ditët e Kujtesës “Për hir të dashurisë”, gratë ruse u poshtëruan në Shqipëri

Nga Leonard Veizi   Zë fill që në periudhën e largët të antikitetit, kur Helena u dashurua me Paridin dhe “Për hir të dashurisë” u vranë...

Opozita drejt listës së përbashkët, partitë e vogla në negociata me PD-në

Partitë e vogla janë në bisedimet e fundit me kryetarin e PD-së Sali Berisha për përfshirjen e tyre në “listën e sigurt”. Çfarë pretendojnë...

Lajme të tjera

Web TV