Elton Ilirjani, shqiptari i cili sfilon në pasarelat e modës dhe ka marrë përsipër të ndihmojë këngëtaren Parashqevi Simaku, para pak orësh ka njoftuar përmes një InstaStory në profilin e tij të Instagramit se artistja e njohur Parshqevi Simaku tashmë menaxhon 100% llogarinë e saj zyrtare në Instagram.
“Parashqevi Simaku kontrollon dhe menaxhon 100% Instagramin e saj!”-shkruan ai.
Kujtojmë se ky lajm vjen pas një kalvari vuajtjesh që Parashqevia ka përjetuar në jetën e saj, nga ndarja me bashkëshortin, mungesën e djalit jeta në rrugë e konkretisht në një stacion metroje, e deri tek shtrimi për disa javë në spitalin psikiatrik.
Mesa duket, këngëtarja e famshme ka arritur të rikuperohet dhe të marrë ‘frenat’ e jetës në dorë./ S,M