SPAK-u nis kundërsulmin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej ditësh Prokuroria Speciale SPAK është sulmuar nga të gjithë anët politike, veçanërisht pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Ditën e djeshme për çështje të ndryshme janë thirrur për të dëshmuar kreu i PSD-së Tom Doshi, ish-kryebashiaku l Kavajës Elvis Roshi dhe kryetarja e Komisionit të Ligjeve në Parlament, deputetja socialiste Klotilda Bushka. Ndërsa vijon përplasja “Veliaj-SPAK”…

Për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dita e djeshme ka qenë shumë e ngarkaur për shkak edhe të personazheve që janë thirrur për tu pyetur lidhur me ngjarjet ku janë lakuar emrat e tyre. I pari që kaloi pragun e SPAK ka qenë kreu i Partisë Socialdemokrate Tom Doshi, i cili pas dy aorësh marrje në pyetje pati edhe një koment të shkurtër për gazetarët duke u shprehur se ishte thirrur për tu pyetur mbi një person që ishte në përgjim.

Sipas Doshit ishte thirrur nga prokurorët e posaçëm se ka zhvilluar një takim gjatë zgjedhjeve në Rrogozhinë me një person që vëshgohej nga prokuroria. I pyetur nga gazetarët nëse do ta votonte shkrirjen e SPAK, ai theksoi se nuk do ta bënte këtë asnjëherë dhe se e mbështet dhe do ta mbështesë reformën në drejtësi. “Është normale të na thërrasë Prokuroria. Kam bërë një takim në Rrogozhinë unë dhe personi që kam takuar ka qenë në përgjim. Kaq.

E kam mbështetur reformën në drejtësi dhe deputetët tanë edhe sot, edhe në mandatin tjetër do ta mbështesin SPAK”, tha Doshi për gazetarët. Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, është paraqitur po dje në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të një hetimi mbi një kallëzim të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Sipas KLSH, ai dhe dhjetë zyrtarë të tjerë dyshohet se kanë shkaktuar një dëm financiar prej 33 milionë lekësh përmes abuzimeve me tenderat dhe fondet publike në Bashkinë e Kavajës gjatë viteve 2013-2014. Hetimet lidhen me projekte rikonstruksioni dhe ndërtimi rrugësh në qytet. Ndërsa deputetja socialiste dhe kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, ka qëndruar për katër orë në ambientet e SPAK dhe ishte e fundit që mbylli derën e SPAK.

Ajo nuk pranoi të komentojë për mediat pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, duke thënë vetëm: “Nuk kam asnjë koment”. Jo më shumë sesa klientja e tij foli avokati Henrik Ligori, i cili I pyetur nëse I është komunikuar akuzë Bushkës u shpreh: “Nuk na komunikuan. Jo, ska akuzë.

Nuk ka akuzë dhe nuk ka komente”. Bushka është përmendur në dosjen e SPAK për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ku dyshohet për intimidim të dëshmitarëve në hetimet ndaj tij dhe bashkëshortes, Ajola Xoxa. Pavarësisht akuzave, Bushka i ka mohuar ato, duke e konsideruar lidhjen me Veliajn dhe Xoxën si një miqësi dhe bashkëpunim të gjatë profesional.

Lexo edhe :  “Komisioni Xhafaj” SPAK-u do të “dublohet” nga DPAK-u i qeverisë

Veliaj “sulmon” Dadon

Erion Veliaj, kreu i Bashkisë Tiranë çdo ditë mundohet që nga qelia të infomojë publikimin rreth atij që ai e quan brugosje, si një “goditje qorre” nga prokuori i çështjes Ols Dado. Në një reagim të radhës në Facebook, Veliaj ka publikuar një komunikim qe është bërë në seancën e gjyqit një javë më parë, ku Prokurori Olsi Dado e ka fyer rëndë me fjalën “ndyrësirë” në sy të gjyqtarit Erjon Bani.

“Ky është një nga dialogjet në thertoren e Erion Kasapit! Lexojeni se me çfarë gjuhe flet prokurori i SPAK-ut, aq të ulët sa edhe Erion Kasapi duket xhentëllmen para tij! Kjo gjuhë dhe atmosferë, sikur Sigurimsat janë kthyer nga penxherja, pasi i nxorrëm nga dera, nuk duhet toleruar më”, thotë Veliaj. Sipas tij, Ols Dado i është drejtuar Veliajt me fjalën ndyrësirë. “Ndyrësirë! S’ke turp që thua, tregon banesën e prokurorit këtu, ç’a është ky, kërcënim është ky?

Është kërcënim ky që tregon banesën e prokurorit?”. Ndërsa përgjigjia e Veliajt ka qenë: “Asnjë kërcënim”. Ndërsa gjyqtari I ka kërkuar prokurorit të ulet, ai i është drejtuar sërish Veliajt: “Ç’a është ky? Kërcënim është ky?”. “Unë besoj është konflikt interesi. Prokurori mendon që edhe kjo sjellje është normale, por kjo s’është normale”, është përgjigjur Veliaj. Por në reagimin e tij, teksa e cilëson dosjen me akuzat ndaj tij “farsë”, Veliaj thotë se ata që e arrestuan pa gjyq, menduan se do t’i mbyllnin gojën, por kjo gjë nuk do të ndodhë në rastin e kryebashkiakut të Tiranës.

“Por, ky “kolegu” im Ols Angoni as nuk e ka idenë se me kë është ngatërruar, megjithëse e quan veten Bruce Ëillis hajvani dhe u tregon muskujt atyre ushtarëve të BKH (tani hajde Bruce, jepi, fute edhe këtë tek kërcënimet që i kam bërë kafkës tënde të mbështjellë me shollë)”, shkruan Veliaj në reagimin e tij. Nga ana tjetër, GJKKO ka reaguar me një njoftim për mediat, duke theksuar se nuk është e vërtetë që Dado e ka quajtur Veliajn ndyrësirë.

“Nga verifikimi i bërë në sistemin audio, të seancës gjyqësore për marrjen në pyetje të personave nën hetim Erion Veliaj, etj., të datës 12.02.2025, konkretisht intervali kohor 6:34:02 PM – 6:34:57 PM (të cilit i referohet i hetuari Erion Veliaj në postimin e tij) si dhe nga procesverbali i seancës gjyqësore, nuk rezulton që të jetë përdorur fjala “ndyrësirë” nga ana e prokurorit Ols Dado në asnjë moment”, njoftoi GJKKO. Gjithashtu gjykata ka publikuar proceverbalin përkatës që sipas saj nuk është përmendur në asnjë moment fjala “ndyrësirë”./   S,M

Të fundit

Studimi: 1 në 20 gra po diagnostikohet me kancer gjiri

Një në 20 gra në mbarë botën diagnostikohet me kancer gjiri , ndërsa 1 në 70 ka të ngjarë...

Duan të qëndrojnë beqarë! Shenjat e zodiakut që adhurojnë lirinë

Virgjëresha Duke qenë e organizuar dhe me pritshmëri të larta, Virgjëresha nuk pranon të jetë në një marrëdhënie vetëm për hir të të qenit në...

Gjashtë të arrestuar në veri të Mitrovicës, sulmuan tre zyrtarë policorë

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona në veri të Mitrovicës për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”. Policia tha se arrestimi i të dyshuarve...

‘Drejtor hipoteke që kërkon 3 mijë euro’/Rama: Denonconi tek unë, vendosini emër e figurë

Kryeministri Edi Rama sot në rubrikën ‘Sy m’ Sy’ iu përgjigj shqetësimit të një qytetari në lidhje me hipotekën. “Nëse ka një drejtor hipoteke që...

Vdekja tragjike e 3 vjeçarit në Shkodër/ E motra 7 vjeçare mbetet në gjendje kritike

Vajza 7 vjeçare, e motra e 3 vjeçarit Omer Hasmegaj që ndërroi jetë dy ditë më parë në spitalin e Shkodrës, ndodhet në gjendje...

Lajme të tjera

Web TV