Sukses në Spitalin ‘Shefqet Ndroqi’/ Realizohen dy operacione të avancuara në zemër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” ka shënuar një arritje të rëndësishme në fushën e kirurgjisë kardiake, duke realizuar me sukses dy operacione të avancuara në zemër përmes teknikave minimal invazive me shkallë të lartë kompleksiteti.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, përmes rrjeteve sociale.

Rasti i parë: Një paciente 45-vjeçare iu nënshtrua një operacioni të ndërlikuar, ku u zëvendësuan valvula mitrale, valvula aortale dhe aorta ascendente përmes teknikës së hemisternotomisë.

Rasti i dytë: Një paciente 55-vjeçare iu zëvendësua rrënja e aortës dhe aorta ascendente, duke përdorur teknikën e njohur si Bentall, po ashtu përmes hemisternotomisë.

Avantazhet e këtyre ndërhyrjeve përfshijnë një prerje minimale (vetëm 7-8 cm), ecuri të shkëlqyer postoperatore pa komplikacione dhe mundësinë që pacientet të dalin nga spitali brenda pesë ditësh pas operacionit.

Ky sukses konfirmon se në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, teknikat minimal invazive nuk përdoren më vetëm për ndërhyrjet standarde, por edhe për operacione të kombinuara dhe komplekse, duke përmirësuar ndjeshëm trajtimin dhe rikuperimin e pacientëve.

“Mirënjohje për ekipin operator të jashtëzakonshëm Dr. Albi Fagu, Dr. Ketion Menkshi, Dr. Marjeta Bilaj dhe Dr. Anri Gongo”,- thekson ministrja.

Ky është një hap përpara në shëndetësinë shqiptare dhe një lajm i shkëlqyer për të gjithë pacientët që kanë nevojë për ndërhyrje të tilla të avancuara./e.t

Të fundit

Trump i puth këmbët Elon Musk/ Video që po çmend rrjetin, brenda një ndërtese qeveritare

Të gjithë ngelën të çuditur kur në ekranet televizive në një ndërtesë qeveritare u shfaq një video e presidentit...

Tym brenda avionit të “Delta Airlines”/ Piloti bën ulje të detyruar, evakuohen pasagjerët

Panik në avionin e linjës “Delta airlines” e cila udhëtonte për në Karolinën e Jugut. Sic raporton “NY Times”, tymi brenda avionit ka detyruar...

Shtohet përdorimi i drogës nga të rinjtë në Ballkan, studimi sjell detaje për Shqipërinë

Në vendet e Ballkanit Perëndimor kanabisi ishte më i përdoruri nga të rinjtë që janë përdorues të lëndëve narkotike me 42% të të anketuarve,...

Sherr me grushte në rrugë dhe lokal në Tiranë, 3 e pësojnë, 2 arratisen

Policia e Tiranës ka nisur hetimin për 3 shtetas, pas denoncimit të një 21-vjeçari, për dhunën e ushtruar në një lokal. Në padinë e tij,...

Ngjela: Nëse Ols Dado ka quajtur ‘ndyrësirë’ Veliajn, nuk mund të jetë më prokuror!

Avokati Spartak Ngjela foli sot në ‘Frontline Interview’ me Marsela Karapançon teksa foli për lëvizjet e SPAK dhe arrestimin e Erion Veliajt. Ngjela thotë se ende...

Lajme të tjera

Web TV