A ka agjentura të huaja sot në Tiranë ?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ARTUR  AJAZI

Për afro 45 vjet, Enver Hoxha thoshte gjithmonë, pas çdo fjalimi në pleniume dhe kongrese se “agjenturat e huaja janë zgjuar dhe po punojnë kundër nesh”. Pak e besonin. Por kur ndodhën ngjarjet e portit, ambasadave, apo dhe protestat e “demokratëve” në Tiranë dhe disa qytete kryesore të vendit, ku u shkatërrua dhe u grabit gjithçka, u vërtetua se agjenturat e huaja kishin qenë “këmbëkryq” në Shqipëri. Ndoshta i mbante paksa të ndrydhura Sigurimi i Shtetit, i cili kishte strukturat e veta edhe në lagjet e qyteteve. Por le të mos ndalemi, për kohën e shkuar. Sot në Tiranë, a ka agjentura të huaja që punojnë hapur kundër interesave tona kombëtare? Patjetër që ka. Dhe ka shumë. Individë apo dhe rrjete të caktuara agjenturash nga ato ruse, serbe, greke, italiane, franceze, kineze, bullgare, e deri amerikane. Patjetër që ka. Sepse sot Shqipëria mbetet e hapur për afro 34 vite ndaj lëvizjeve dhe shkembimeve të mallrave, njerëzve dhe logjistikave të tjera. E rëndësishme mbetet të jemi ne vigjilentë, ashtu siç janë serbët, grekët, rusët, kinezët, etj…Kjo për faktin sepse, duke ditur historinë e agjenturave, dhe atyre që u kanë shërbyer me zell agjenturave nga mesjeta deri sot në Shqipëri, mendoj se ka rëndësi të madhe jetike, të dimë rolin e tyre. Në politikën shqiptare ka patur agjentë të shërbimeve sekrete të huaja qysh para 200 vitesh, apo edhe më tutje. Në kohën e Zogut, madje deri në Pallatin Mbretëror, kishte agjentë të rusëve, italianeve, grekëve, bullgareve, austriakëve, gjermaneve, etj..Kjo mesele, (pasi ne vihemi kollaj në shërbim të agjenturave të huaja) vazhdoi edhe gjatë pushtimit italian, gjerman, dhe pas ardhjes në pushtet të komunistëve. Ishte si një “mision i përjetshëm” për vetë pozitën gjeopolitike të Shqipërisë, futja dhe vazhdimi i rolit të agjenturave të huaja në Shqipëri. Pas 1990, u vërtetua qartazi se, agjenturat e huaja kishin në Shqipëri njerëzit e tyre, nipërit dhe mbesat e agjentëve të dikurshëm. Në bodrumin e një ambasade të rëndësishme në Tiranë, u bë emërimi i ministrave të qeverisjes së PD-së, pas fitores së pushtetit në Mars 1992. Italianët, grekët, bullgarët, rusët, apo dhe gjermanët, kërkuan emra të veçantë të merrnin postet ministrore në qeverinë “Meksi-1”. Dhe ashtu u bë. Ata, nipërit dhe mbesat e agjentëve të dikurshëm të Luftës Dytë, apo dhe agjenturave të tjera famëkeqe, u bënë ministra, deputetë, dhe politikanë, dhe i  shërbyen me zell padronëve të dikurshëm. Në Shqipëri, kishte hyrë prej dekadash “derri dhe dosa”, dhe vazhdon akoma të ndodhin makabritete që ndikojnë seriozisht në jetën dhe sigurinë kombetare. Shërbimi Sekret Shqiptar, nuk ekzistonte, dhe pothuajse nuk ekziston, derisa nuk ka të ngritur zinxhirin dhe rrjetin e informatorëve. Në politikë, ka akoma dhe sot “veteranë” që janë aktivë  në shërbim të agjenturave të huaja europiane, dhe më gjerë. Janë ata që u kamufluan mrekullisht gjatë 45 viteve të sundimit të Enver Hoxhës, dhe që u katapultuan drejt politikës, duke u kthyer në “flamurtarë të lirisë dhe demokracisë”. Edhe sot, duke ndjekur tallazet, zhvillimet  dhe kaosin në përditshmërinë politike, bindesh se, roli i agjenturave të huaja mbetet evident. Janë ata që pengojnë qeverisjen, Parlamentin, investimet, integrimin, janë ata që djegin institucionet, dhe krijojnë imazhin e keq për vendin e tyre. Atyre u mjafton “bakshishi” që marrin në forma të ndryshme nga padronët, pasi edhe në rast se duan të tërhiqen, padroni u kujton “dosjen dhe firmën e hedhur”. Sot më vonë se kurrë, ka ardhur momenti të marrin ndëshkim ligjor ata që punojnë kundër interesave tona kombetare. Dhe jo vetëm kaq, por të demaksohen publikisht para shqiptareve, për të mos ngritur kokën kurrë.

Të fundit

Pesë këshilla që duhet të zbatoni nëse dëshironi të keni gjumë cilësor dhe të qetë

Nëse keni vështirësi për të fjetur ose zgjoheni shumë herët, filloni me këto pesë zakone të thjeshta të shëndetshme...

“Nuk ka karta për të luajtur”/ Trump akuzon Zelensky-n si pengesë për paqe

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për qëndrimin e tij ndaj Krimesë, duke e quajtur atë një pengesë serioze...

U gjobitën nga BE me 700 milionë euro, Apple dhe Meta “bëjnë rezistencë”: E padrejtë

Bashkimi Evropian urdhëroi gjigandët e teknologjisë Apple dhe Meta që të paguajnë së bashkuë një shumë pre 700 milionë euro. BE lëshoi një gjobë prej...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane/ Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh!

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njëherazi kandidat për deputet në listën e hapur të Partisë Socialiste në Tiranë, deklaroi në një...

Kryeministri francez në telashe/ E bija boton librin ku rrëfen dhunën që pësoi në shkollë

Vajza e kryeministrit francez ka pohuar se është dhunuar në një shkollë dhe që babai i saj akuzohet se e ka injoruar gjatë kohës...

Lajme të tjera

Web TV