Errësirë në Tiranë, Yzberishti pa drita prej disa orësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një pjesë e zonës së Yzberishtit në Tiranë ndodhet në errësirë të plotë prej më shumë se 5 orësh, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike. Mësohet se energjia elektrike është ndërprerë rreth orës 16:00, e teksa banorët kanë qëndruar me shpresën se ajo mund të rikthehej, orët kalojnë dhe duket se nuk ka asnjë reagim nga autoritetet.

Pas shqetësimit të banorëve, rreth orës 19:25, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka reaguar në rrjetet sociale, ku bën me dije se energjia elektrike është ndërprerë për shkak të një defekti në kabëll dhe thotë se po pun0ohet në terren.

“Për shkak të një defekti në kabëll që furnizohet nga NST Kashar, është stakuar energjia elektrike pjesërisht në zonën e Yzberishtit.

•Aktualisht, grupet e avarisë janë në terren dhe po punojnë për eleminimin e avarisë dhe rikthimin e energjisë tek të gjitha zonat e prekura nga defekti.” – thuhet në postim.

Siç duket, një defekt në kabëll, grupet e OSHEE-së duan me orë të tëra për ta rregulluar në mes të Tiranës, teksa administratori i këtij institucioni Blendjan Dalipaj vazhdon të bëjë tendera me vlerë qindra miliona euro.

Mungesa e energjisë elektrike ka bërë që familjet që jetojnë në pallate të mbeten edhe pa ujë, për shkak të mosfunksionimit të pompave të ujit.

Ora po shkon 22:00 dhe duket se një pjesë e zonës së Yzberishtit do e mbyllë 27 shkurtin në errësirë./   S,M

Të fundit

Bimët më të mira shëruese që pastrojnë gjakun

Pastrimi i gjakut ndihmon organizmin në largimin e baktereve, virozave, infeksioneve në mënyrë shumë efektive. Dy organet kryesore që kryejnë...

Ballkani bojkoton supermarketet për çmimet e larta, në Shqipëri njerëzit turren e blejnë

Për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve qytetarët në Ballkanin Perëndimor kanë bërë thirrje për bojkot të supermarketeve. Në disa shtete bojkoti dha...

Pse duhet të tregoni për shtatzëninë, që në muajt e parë!

Nga Huffington Post Vështrova testin e shtatzënisë me lehtësim, trishtim, frikë, mall dhe pendim. Isha shtatzënë. U përpoqa të marr frymë. Si ndodhi kjo? Oh...

“Burgosja e Metës, e domosdoshme”/ Frrok Çupi: Dosja e tij, me gurë të rëndë

Analisti Frrok Çupi thotë se burgosja e ish presidentit Ilir Meta ishte e domosdoshme. Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh...

A i qëndron idesë për të shkrirë SPAK? Berisha: Nuk bie dakord me një prokurori politike

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me gazetarët është pyetur në lidhje me deklaratën e tij se pas fitores së 11...

Lajme të tjera

Web TV