Ndahet nga jeta Ferdinand Shkalla, një nga sulmuesit më të mirë të Elbasanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komuniteti i sportit elbasanas në zi .Është ndarë nga jeta në moshën 86 vjeçare ,Ferdinand Shkalla, një nga sulmuesit më të mirë dhe më inteligjentë të Elbasanit.Shkalla sipas njoftimit të bërë nga familjarët e ti ndërroi jetë këtë fundjavë.

Futbollin e nisi në vitin 1953 por kulmi i karrierës së tij me ekipin e Labinoti ishte në vitin 1964 1970 kur luante së bashku me futbollistët më të shquar elbasanas si Enver Ibërshimi, Frederik Jorgaqi, Bashkim Rudi, Xhevahir Taushani, Fadil Kovaçi, Mjeshtër Sporti, Hyqmet Kratin, Mjeshtër Sporti e kapiten i ekipit dhe plot të rinj të talentuar që shkëlqenin në fushën e futbollit.

Shkalla u aktivizua në rolin e sulmuesit të avancuar në qendër dhe mbante fanellën me numër 9 te Labinoti.Ai që në moshën 18 vjeç u aktivizua me ekipin e parë të të Labinotit dhe ishte një nga sulmuesit më të mirë të këtij ekipi .Ferdinand Shkalla është cilësuat si futbollisti më inteligjent elbasanas dhe kohë më parë u cilësua një nga 10 futbollistët më të mirë të Elbasanit me rastin e 100- vjetorit të ekipit të futbollit elbasanas.

Shkalla gjatë karrierës së tij si sulmues i Labinotit shënoi 196 gola në ndeshjet zyrtare, miqësore në ekipet e moshave dhe ekipin e parë të qytetit të Elbasanit.Shkalla ishte në vitin 1961, fitues i kupës së gazetës “Zëri i Popullit” dhe në vitin 1962, fitues i kupës së gazetës “Mësuesi”.Analistët sportivë të kohës e patën cilësuar një përdorues të shkëlqyer të topit, përdorimi i talentuar i goditjeve me thembrën, goditës i rrezikshëm me rafishatë.

 

Ai shquhej për lëvizje të pabesueshme me top e pa top dhe shënues i golave spektakolarë me të gjitha pjesët e trupit. Shkalla bërë karrierë jo vetëm si sportist e ekonomist i shkëlqyer por edhe si drejtues institucionesh të rëndësishme të kohës ./kb

 

Të fundit

Shqiptarit në Itali i gjendet 2.5 mln euro kokainë dhe mbi 50 mijë euro cash

Drogë që do të sillte fitime deri në 2 milionë e gjysmë euro, i është sekuestruar një shqiptari në...

1 mijë tifozë kuqezi “pushtojnë” Rigan, blindohet Letonia para ndeshjes me Shqipërinë

Kombëtarja shqiptare do të përballet sonte në mbrëmje me Letoninë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Ndeshja do të zhvillohet...

Një 15-vjeçare shqiptare dyshohet në mesin e viktimave në Austri

Një 15-vjeçare nga Vitia, është një nga viktimat e masakrës së ndodhur në një shkollë në Graz të Austrisë, ku një person qëlloi me...

“Barcelona më ka prerë në besë!” Ylli gjerman i del kundër klubit

Marc-Andre Ter Stegen është i zhgënjyer nga sjellja e drejtuesve të Barcelonës në javët e fundit. Sipas portierit, ata duan ta largojnë, edhe pse...

Përpjekja e fundit me dorën mbi zemër… vrapo Martin

Nga Leonard Veizi Martini më tronditi sërish. Djali që prej muajsh qëndronte në mendjen time si emër dhe imazh, dhe jetonte në zemër si një avatar...

Lajme të tjera

Web TV