Nga Lekë Tasi
Ka pasur raste që të Majtët përkrahën edhe terrorizmin nga armiqësia që ndjenin për borgjezinë, ashtu si ka dhe të Djathtë që e përdorën terrorin po aq egër, si Pinochet e të tjerë. E përbashkëta që i frymëzon mbetet urrejtja, por vetëm të majtët (një pjesë e madhe e tyre sot në fuqi, marksistë ose të maskuar) e ligjërojnë atë në sistem ideologjik. Franco i varrosi të vrarët e dy rreshtimeve njësh, pra u lirua nga urrejtja sëpaku mbasi fitoi, kurse komunistët nuk lejonin as varr për viktimat e tyre, që ishin shumica e tyre as fajtorë. Një person që urtësohet mbasi ka qënë përkrahës i terrorizmit në rini të tij, mbetet radikal, ndaj s’mund të urtësohet veçse duke e paraqitur atë rrugë subversive pakëz më butë, pra jo i penduar siç e kupton reformimin e ideve i djathti serioz, që anon te besimtari për respekt të jetës dhe të vlerave. Por tek Europa kundërshtare e projektit Trump gjejmë dhe centristë sidhe të djathtë përveç të majtëve, që kocka e saj madhështore e mbushur me monumente dhe e brejtur nga krimbi ateist, të rezistojë si entitet më vete brenda NATO-s, ashtu si e nisi Revolucioni Frëng, bastion të një lirie të kuptuar si mohuese e patundur e çdo norme kristiane, pra dhe autore konsekuente e të gjitha pasojave liberalizuese, deri në imponim normash kundra natyrës. Pra një Evropë që mbështet Progresin në emër të Lirisë ( provë : Krishterimi mungon në kushtetutën e saj). Ajo e identifikon të mirën dhe të dobishmen si të dalë nga dora e njeriut, kurse jetën dhe historinë, një suksesion fazash po themi përparuese, por me dhunën në rolin vendimtar, dhe pa alternativë! Kjo ësht vërtetuar sigurisht në historinë e saj , por gjer në një farë caku njeriu, qytetari , kisha, rrekeshin ta zëvendësonin dhunën me dashurinë. Nëse dështoi, nëse Evropa vazhdon ta quajë dhunën të nevojshme, dhe këtë e dëshmon aktualisht nxitja e luftës në Ukrainë kundra çdo logjike, të krijohet përfytyrimi se edhe fundosja e saj në luftra dy shekujt e mbramë, s’ka shteg daljeje për hir të mendësis së rrënosur : ajo ka qënë protagoniste e çdo “rebelimi”, pra kundra rolit të saj mijëvjeçar si përhapëse e bindjes kryeulur. Kontrasti sot-me-dje në këtë Evropë të mbipopulluar është i frikshëm, ndofta se qytetari evropian ka rizbuluar një paganizëm të mbushur me kaqë fineca në veten e tij, sa të mos e braktisë dot më..Dhe kështu ai duron, madje kënaqet duke transferuar luftën tek foshnjat e palindura! T’i biesh kryq e tërthor qyteteve atje, magjepsesh sa askund gjrtkë, por edhe të ngjan si një vend i dënuar. Ky dhe më shumë se kaq ësht dallimi i saj me Amerikën republikane sot. Trump dhe partia e tij u kujtuan gjatë një momenti të gjatë kur humbën mandatin e dytë në 2020 se ku qëndronte e keqja alarmante e vendit: majtizmi evropian i kishte ngjitur amerikanit të mesëm plot zakone, tepërime, “viruse”, që jo vetëm binin në sy, në kontrast të madh me thjeshtësinë vendëse, por rrezikonin të htriheshin dhe më : kjo u çfaq me hov në fushatë, te klima e shpifur që nuk e frenonte dot ana qeveritare.
Dhe kjo rriti vertikalisht reagimin e opozitës. Por kulmi do të vinte më pas, me një sinergji të mitingjeve sëposhtmi, me rastin që erdhi s’dihet se nga: me një plumb snaiperi të nisur nga më pak se 20 metra , që shmangu targetin Trump me vetëm dy pika gjak, e liroi nga akuzat për shkelje ligjore, dhe e bëri president me një vlalangë votash dhe me brohorima! Më e madhja: u riçfaq në republikën bijë të Evropës mrekullis, që mungonte prej shekujsh nga ndërgjegja nënës së saj Evropë! Qysh prej atij çasti gjeniu dhe më pasaniku i asaj superfuqie me emrin Elon Musk i ësht bashkuar presidentit të rikthyer me planet e tij çmendurisht të avancuara, dhe kërcen si kalama prej ngazëllimit.. Kësisoj Opinioni publik botëror u ndërgjegjësua dhe kuptoi ose refuzoi të kuptonte në masën sa thellë ësht kapur nga mendësia e vjetër. Sigurisht racionalistët kudo në Botën e Parë do të kenë thënë : ‘Nuk ësht serioze të besosh në mrekullira, mos do na ktheni Mesjetën?’. Por popujt janë tronditur. Dhe politikanët që mendojnë pa dhe kundër këtyre skemave shterpe të Materializmit Historik. Ata vixitojnë Washingtonin dhe bien dakord rreth mundësive të politikës paqësore të shprehur ngaTrump. Superfuqia që ka ndihmuar botën me dekada dhe pa fort plan, do ta bëjë dhe në të ardhmen sipas një plani të studiuar me teknologjinë e re ku ajo ngjan të prijë.. Në mbështetje të kësaj mënyre të menduari flet e tërë historia e njerzimit: Dalja në krye e çdo lideri mbulohet nga misteri, heroi shpëtimtar nuk koincidon përherë me të virtytshmin, mund të jetë krejt dhe çështje rasti, i menduar rasti si mësipër. Prandaj historiografia ka vënë në punë edhe intuitën, instinktiven përveçse dokumentimin, ndaj dhe versionet zyrtare shoqërohen në popull me gojdhënat. Shkurt mistika nuk shqimet kurrë nga shpirti i njeriut . Ndryshe ndodh kur vendosim Arsyen si Hy mbi altar të veprimeve tona, siç bëri Europa në klubet e saj, posi një monitorues i pagabueshëm i veprimeve njerzore, dhe jo Zoti. Pikërisht atëhere veprimet marrin rrugë të paarsyeshme, qofshin parimorë vepruesit. Mosdëgjimi i tjetrit, dmth i arsye-timit të tij, në organe shtetnore dhe në gjykata vërshon pa fre, dhe i hap rrugë arbitraritetit për të përfunduar në terror. Me motiv urrejtjen tërësisht të paarsyeshme. Pasojë e saj vijnë luftrat me miliona viktima, krejt si historia e dy shekujve të mbramë të këtij kontinenti. Të gjitha janë pasoja të mendësis së Progresit, produkt i ‘pafajshëm’ i njeriut që për një moment harron të falënderojë “Atë” që ia ka dhënë shkëndinë e veprimit (sipas besimtarëve). Keni parë “Ditë Falënderimesh” në Evropë siç i ka Amerika? . Pra dhuna , bijë e Arsyes që ofron zgjidhje me presupostin që nuk ka kush të vendosë veç njeriut, ësht prerogativë e Evropës . Kurse me presupostin që Lufta ishte dhe mbetet shkelje e jetës –( e kuptuar ajo si dhuratë dhe jo e dalë vetiu ) dyshja Trump Vance e adoptoi si akt pendimi, si një kthim tek tradita e Amerikës së Pelegrinëve, traditë e shkelur ndërkohë rëndë nga rreshtimi i “majtë’ i disa presidentëve që i lejuan vetes blasfema të rënda deri publikisht, e që mund t’i gjesh ato sot edhe në mediat sociale… Ndërkohë, studime të hollsishme nga demokratë e republikanë pa dallim, dëshmojnë për dështime të rënda të politikës agresive amerikane në çdo pjesë të planetit. Ajo del e gabuar jo vetëm moralisht, por edhe praktikisht. (E diskutueshme kjo për neve skllevërit në satelitët sovjetikë kur bëhej lufta kundra mjelljeve të komunizmit nëpër botë). Por mbas këtyre disfatave të pranuar brenda dyerve, qëndrimi i fitimtarëve republikanë nisi të çfaqet shumë i sigurt, madje disi teatralisht, si paternal e madje diktues, pa qënë realisht i tillë po ta analizosh, përderisa synojnë dhe madje garantojnë paqen. Se si do ta realizojnë sot e tutje strategjinë e tanishme që çvleftëson politikat e deridjeshme të ngjashme me ato të Evropës, që ishin pa perspektivë reale dhe me rrezikun afër? Mënyra e tyre se si do t’i zgidhin konfliktet, do të bëhet me oferta hollësisht të studiura për të shmangur çdo pakënaqësi kudo, jo tek shtetet miq, po aq më shumë tek ekonomitë e stërmëdha si Kina, që nëse lihen të pazgidhura do të çojnë në vdekje të shumta nga skamja , pra përsëri një dështim që nuk e parashef projekti i tyre paqësor.. Projekti i tyre ngjan të jetë i një modeli ultra modern dhe tërësisht i bazuar në teknologjinë e majës! Ata dijn ç’flasin. Por edhe sepse sistemi perandorak që emulojnë, qoftë i lashtësisë, sado primitiv pastë qënë , ai garantonte drejtësi brenda territorit dhe pushtet absolut jashte tij ndaj barbarëve. Dihet që nëse i ka ardhur koha epërsis absolute të pajisur me fuqi, pasuri dhe invencion, SHBA, e tillë po del sot ajo, dhe rast i pa precedent në jetën e asaj republike që nisi si “vend i lirisë”, ajo do ta ushtrojë këtë lloj diktati me nji mirëdashje më se të arsyeshme. Do të ndëshkohen vetëm keqbërësit, individë ose shtete. Ndryshe nuk do të shpreheshin kaq të sigurt presidenti dhe ministrat e tij për rezultatin paqsor të planit (paqe pa mirëqënie ska, këtë ata e dinë më mirë se kushdo tjetër, se e kanë zbatuar pa pushim me ndihma kudo, aq sa të çfaqen sindromat llastuese të saj tek të ndihmuarit). Sot ata i ndryshojnë vetëm formulën, si më efektive dhe shmangse të çdo virusi të majtë që fsheh luftën e pashpallur por reale.
Sepse me informacionin e pabarazisht të pasur që posedojnë, janë në dijeni që çdo pjesë e planetit me të mirat e paligjësitë e saj, dhe ato duhen shfrytzuar/zgidhur nga më i ‘pajisuri’ antar i bashkësis së OKB, pa pengessa e formalizma nëpër këmbë , në mënyrë që pjesët difektoze të reformojnë veten drejt një paqeje , dhe më e habitshmja, brenda një risie që i afrohet utopisë : pa asnji të vrarë sot e tutje! Së paku nga sa varet prej tyre. A nuk ësht armëpushimi hapi i parë dhe më i dëshiruari sinqerisht drejt paqes , dhe jo ‘lodhja’ e kundërshtarit me sa më shumë telegrame vdekjesh në portat e familjeve, e cila ka qënë strategjia e parapëlqyer e gjithë kohërave ? I kanë përkitur asaj si fitimtarët si humbësit. Ne popujt ishim të shtrënguar të bënim tifo për atë që na interesonte prej ndërluftuesve, kurse ata, ndërluftuesit, ishin të lidhur brylazi njeri me tjetrin për këtë hile të detyrueshme në histori, të paaftë pra të dy palët me dalë nga kurthi që u lindte e u ngushtohej fatalisht sa herë prishej ballanca mes të fuqishmëve periodikisht, dhe me konflikte të përgjakshme e heronj të panumurt , që do të përkujtoheshin në shkollat ushtarake për ta mbajtur gjallë kurthin, por do të harroheshin nëpër shtëpira me fotografitë në mur që nipat nuk i njohin më .. Ndaj kthesa që po asistojmë nuk ësht thjesht nji rjet aleancash që zë ngusht grupe të tjera shtetesh, (ShBA – Saudi Arabi, më të pasurat në botë) por një marrëveshje globale që nis me tregti dhe shkëmbime gjithandej për të shtruar rrugën, të drejtuara këto vërtet nga kjo qendër, vetëm për t’i dalë zot detyrës si më e aftë për t’i ndier qëherët dhe përballur krizat me banka të fuqishme, dhe me qëllim paqen, të premtuar, të argumetuar dhe, siç po del, edhe të arritshme sëshpejti. NJë zotim pra që e merr më i pasuri i rruzullit për të garantuar sëpari veten, (egoizmi pra i përfshirë, kjo ngjall siguri tek të tjerët), që bonifikon terrenin edhe për të tjerët duke i korrigjuar me anë kushtesh që pranohen lehtë sepse popullatat janë gati (kështu edhe oportunizmi i njeriut masiv i përfshirë). Ngjan si fundi i një parabole të nisur me kolonizimin, të vazhduar me përplasjen vendës-kolonë, me zbehjen gati tërësore të të parëve (dmth përjashtuar elementi më krenar që mund të ketë qënë dhe i egër siç del nga dembelizmi aktual)(e jo si i Afrikës së Jugut që për butësinë e tij , paraqet rastin më të spikatur të realizmit anglosakson) me dominimin e globit sajë popullimit maksimal në ShBA si larmi prurjesh, dhe që përfundon me një zgidhje që paraprikisht përjashton konfliktin Mirëpo dëgjohen zëra kundra asaj Fuqie që e propozon konkretisht këtë paqe, zëra të pambështetura, sepse shurdhe ndaj faktit që ajo republikë fuqi ka thithur 200 milion emigrantë nga gjithkah – dhe ky kundërshtim që i bëhet planit të Trumpit në emër të liris së gjithsecilit , individ o shtet, të sanksionuara prej kohësh si fitore finale në OKB e në organizata të tjera, edhe aty gurin e qemerit e zë SHBA Pavarësia që mtojnë ësht një panair kotësish. Në thelb duan të mbajnë në jetë ç’ka rjedhur nga Revolucioni i 1789, Me tërë zhvillimet e mëvonshme të lirisë vrasëse, deri tek të sotmet, që e pajisën qytetarin me aq të drejta të njeriut sa të dënohet nga gjykata dikush pse u lut për foshnjën që të jetojë e të mos vritet (siç na zduloi Vance në Munich për habi të shumë përkrahësve të bëmave të Lirisë..) ?
KONKLUZION
Evropa dhe bota mund të vazhdojnë të kundërshtojnë projektin e shpallur nga Trump , por me frymë të sosur kur ai do të vihet në zbatim . S’mund të rrish i mbërthyer tek e drejta e pavarësis që mbahet me lëmosha, kur përballë të del dora e shtrirë që jo vetëm ka fuqi dhe vullnet të ofrojë zgjidhje në respekt të diversitetit (mbyllja imigrimit aty të çon, te zgidhja e problemeve in loco). Kundërshtimet vijnë vetëm se ofruesi s’ka hequr dorë nga epërsia e vet. Por përballë tij asnjë plan i arsyetuar nuk po duket. Refuzohet në fakt që më i afti duhet të prijë, këtë vetëm sedra e sëmurë të ndalon ta pranosh. Erdhi momenti që lufta po shndrrohet në përballje ekonomike që s’ka nevojë për përplasje të armatosur. Del pra nevoja tu vësh veshin të mençurve që e kanë vendosur prej kohësh fundin e atij peshkimi në ujë të turbullt që sundoi në emër të së majtës, dhe të ripropozojnë një platformë si e Kongresit të Vjenës mjet gjithkohor, një linjë që dijetarët e mëdhenj Kisinger,’ Huntington etj kanë frymëzuar elitën perëndimore pro kënaqjes së kërkesave jetësore të kundërshtarit me ndihmën e epërsisë ekonomike që jep zhdërvjellsi në zgjidhje, të cilat shpëtojnë botën nga përplasja. Fjala sigurisht ësht për kundërshtarin homogjen kulturalisht, “Botën e Parë’ siç thuhej, kurse për atë jo homogjen, Azi etj shtrohet çeshtja si të zgidhen problemet me drejtësi dhe respekt, por jo me qytetarë servilë përjetësisht. Dhe në fakt papritmas ka dalë një epërsi ekonomiko-ushtarake pikërisht e vendit që ndihmonte botën prej brezash, madje kundra prirjeve të saj izolacioniste! America first! nuk është kthim tek izolacionzmi , por një riformulim i taktikave për të zgidhur problemet në mënyrë të përditësuar duke vepruar tek secili vend sipas specifikës tij. Kjo për të realizuar pajtimin mes kombeve jo vetëm si kusht primar, por edhe si reformues me rrënjë i demokracinë së trashëguar fasadë, ku përfitohej pa meritë dhe në favor të demagogëve. Si mund të realizohet kjo reformë, ku të mençurit pakicë të kontrollojnë finalizimin e vendimeve psh si propozojn Amerikanët me mendjen e tyre të re, që i ka përpunuar të gjitha këto absurde dhe i ka faktorizuar e zhbërë posi një kullë prej shkrepsesh.. Evropa në fakt don të japë veten si model pa qënë aspak e tillë, por vetëm një ent në formim të pafund prej manovrave afatshkurtra partiake e nacionaliste, (dhe kjo sepse i ka përdorur të gjitha hilet që nga krijimi i shteteve e këtej në atë zhvillimin e saj mendjengushtë , për të thënë më të paktën) por jo më të atillë kur del në shesh modeli i gjerë siç po e shohim sot të zgjeruar nga teknologjia. Të atij niveli pra, që Elita të kontrollojë mënyrat e reja të teknologjisë, gjë që shtron urgjentisht shmangien e barazisë mes elitës së meritueshme dhe pretenduesve të ngecur në të vjetrën, pra si të ketë zgjedhje më me dobi se sa sipas ligjit të deritanishëm (një riprurje në fuqi të zgjedhesve të dytë në fuqi dikur edhe në Shqipëri, ose kontroll përcaktues për çështje të veçanta i Senatit mbi Parlamentin). Sa kohë akoma Evropianët duan të negociohet mes tyre se si të dalin nga situata, në vend që të rrëmbejnë rastin e shumëpritur: t’i konformohen zgidhjes që i ofron Republika e kolonëve dyshekullorë evropianë në Ishullin me statujën e Lirisë, dhe ta mbështesin me kontribute të vërteta, e jo më të përfitojnë prej saj si etër në pension të vetkuptueshëm… Ngurrimi mes dy statuseve, pavarësi apo amerikanizëm i BEe mban gjallë konfliktin në Ukrainë për ta ruajtur luftën mjet numur një, pra dhe të preferuar, kundrejt armëpushimit të propozuar! Pra humbje kohe që del haptas kundra paqes, e duke u bërë sheshazi luftënxitje në çastin që BE-në e tyre po e lëshon zemra njësoj si Komunizmin në 1990. Një situatë shumë problematike me një përçarje të Perëndimit dhe NATOs kur Washingtoni më në fund e ka gjetur, me fakte në dorë, të papranueshme dhe jo-praktike politikën e vet, që e Majta Amerikane ushqeu me po aq zell e me pafund miliarda për 4 vjet rresht. Me nji fjalë rreziku i majtë që hyri në zemër të asaj republike që ka ndihmuar botën dhe po gatitet të bëhet një OKB efektiv dhe përfundimisht realizues të paqes së vërtetë dhe jo më e llojit që i trembet Atomit ! Por Evropa nuk janë vetëm politikanët, aq më pak disa pak politikanë të saj, Gjermania sot po voton djathtas, Franca ndodhet në prag të së djathtës, Italia e djathtë prej vitesh. Kështu që momenti për tu dhënë thirrja “Tutti a casa!”vjen, ashtu si 100 vjet më parë u pat dhënë në mbyllje të një gjëme tjetër të pa farë kuptimi historik veç urrejtjes së kotë, siç janë të gjitha bëmat e mbas 1789ës, dhe e tërë periudha pritet të përmbyllet me një akt dorëzimi si ai Gorbaçovit, pa fije lavdie përveç asaj që krijoi arti i ëndërrimtarëve, muzikantë, poetë, piktorë, që tronditen nga viktimat dhe lënë për mungesë fuqie jashtë kornizës autorët . Evropiani i sotëm s’mund të mashtrohet nga ndjeshmëria aq sa të përligjë edhe kauzat për të cilat ranë ushtarët. Ato janë siç u tha më lart jo të denja si ato të Mesjetës, kur sëpaku kontinenti sulmohej nga armiq jashtë tij. Evropa u përgjak nga inate intestine mes mbretërish dhe mund të kuptohet prej primitivitetit, por kur ajo u kulturua iluminisht, armiqësia mori ngjyrë ideologjike, dhe kjo dëshmoi siç thamë daljen nga shinat e saj tradicionale; liria e afishuar tani ësht e njeriut që dekreton ç’ësht e vlefshme dhe ç’nuk është . Ësht kjo që e dallon Evropën nga Amerika aktuale, e javëve të fundit. Kontinenti amë mund të bjerë dakord me Bijën strategjikisht , por kurrë me zemër, të paktën gjersa të ketë zhdukur këtë evropianitet që iu vesh prej lavdisë revolucionare. Ata e dijnë fort mirë që ShBA ka disa standarde që i respekton deri në fund, dhe fuqia e ekonomia e saj aktualisht e vënë në piedestalin e duhur që e bën të paaftë të tradhtojë popujt si në fund të Vietnamit. Esht edhe ay turp shkaku i kësaj kthese 180 gradë të Trump, domosmëria e pranimit të gabimeve, të Perëndimit në tërësi , i cili mbas Luftës së Ftohtë vazhdoi për 30 vjet nji fushatë depërtimi pa lezet atje, në Ukrainë, gjykuar si hallka më e dobët, me mendjen se liria civile perëndimore, e tija, ësht dhe vlerë shpirtërore .. Gabim, e shumë gabim , se ajo, liria civile, sjell veç kënaqësi personale, egoistike, pjekuri jo, aspak. Sepse pjekuria ësht atribut i atij që i bën akuza pa fund vetes. Liria civile e pa nxitur nga autokritika rezulton pikërisht licencë, shpesh dhe gati gjithmonë, kurse Ukraina mund të shpëtonte pa u bërë fushë degjenerimi siç u bë, po të mos ngacmohej kaq banalisht mbas 90-ës. (Kam qënë në fillimet e asaj fushate në Kiev, dhe e konstatova me sy : të ardhurit entusiastë nga Perëndimi kujtuan se do ta shëronin prapambetjen e BS duke vënë në bankën e nxënsit, jo vetëm ekonomisë komuniste, por edhe Orthodoksinë, pa pasur fare ide ç’ësht binomi Rusi-Kishë; ata e dëmtuan klimën aq sa të jetë pikërisht ky shkaku kryesor i ndërrimit të kursit të Trumpit, natyrisht bashkë me lëndët e para të tokës saj që përbëjnë plotsinë e strategjisë. Atje u krijua nji anarki e shëmtuar, dhe kjo po zbulohet sot, sepse sot po del loja e madhe që pragmatizmi ateist i punoi vet Amerikës së themeluar nga Pelegrinët dhe të bastardhuar sëfundi në masë tek dy brigjet, Far East dhe Far West, me bujë, aq sa ta kuptojë katandinë edhe votuesi më i thjeshtë me mend në kokë. Prandaj mori atë shumicë Partia Republikane dhe sot priten ndryshime të mëdha, jo më në shkallë lokale e botnore, por në nivel ndërgjegje të elitave që japin tonin edhe më gjerë, me pasoja sigurisht në masat që aspirojnë një paqe të drejtë, jo të arritur me forcë; dhe e presin atë me ditë e me orë. Mottoja ‘America first!’ ka një tingëllim që përfshin edhe pritshmëri të tjera. Kur e vendos atë në krah të zotimit të shpallur nga presidenti Trump për paqe të shpejtë, nuk mund të mos e interpretosh të tërën edhe si një zgjerim të llojit perandorak të kufijve, jo më me imigrim, aq më pak të paligjshëm, por si një gjetje mjetesh ekonomike që u siguron të gjithëve realizimin e të drejtave qytetare kudo. Janë disa . Në kushtet aktuale tetëdhjet vjet mbas themelimit të OKB, të vendosësh bashkë motton e mësipërme me premtimin për paqe botnore, s’mund të kuptohet SHBA-ja veçse si regullator i ekonomisë botërore, kurse ndihma e deritanishme që livronte tek ekonomitë e dobta, do të shikohet si një subjekt studimi dhe ndihme ad hoc. Ajo që pritet më fort është miqësia me Rusinë, e ardhmja e një marrëdhënieje mes Trump-it që do Rusinë sipas interesave ekonomke por edhe me mësimet e dijetarëve që cituam në vesh, dhe tjetrit, Putinit që don ta gëzojë këtë miqësi si garanci, po për një Rusi të lidhur me pushtetin e tij në krye të saj. Zelensky në staturën e tij modeste ësht i gatshëm të hiqet nga posti për hir të paqes, kurse Putini a është i gatshëm të përballojë shoqërimin me shoqërinë më transparente të botës, kur të dalin në pah problemet dhe prospektivat që do t’i nxjerrë në shesh koha paqësore? Angazhimi për të mos pasur më të vrarë, nuk vlen vetëm për luftrat, por edhe për fushatat elektorale, gazetarët opozitarë, kandidatët për kryeministër, dhe të burgosurit për politikë. Në paqe Putini do t’i përballojë këto telashe vetëm, pa miq, sepse kontratat do të jenë firmosur, dhe nuk i anulon dot .