Vota e Diasporës/ PS kërkon shtyrje afati për regjistrimin e emigrantëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në datën 3 përfundon afati i regjistrimit të diasporës për zgjedhjet e 11 Majit. Vetëm pak orë para skadencës, socialistët kërkojnë t’u jepet një mundësi e fundit 42 mijë aplikantëve me llogari ekzistuese, por refuzojnë hapjen e afateve për të tjerë.

Partia Socialiste ka shprehur dakordësinë për një shtyrje të kufizuar të afatit të regjistrimit për votimin nga jashtë vendit, por vetëm për një kategori specifike, shtetasit shqiptarë që janë regjistruar brenda afateve zyrtare, por aplikimi i tyre është refuzuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kjo kategori, e cila sipas të dhënave të KQZ-së numëron rreth 42 mijë persona, do të mund të përfitonte nga disa ditë shtesë për të korrigjuar mangësitë dhe për të konfirmuar regjistrimin e tyre në sistem. Përfaqësuesja e Partisë Socialiste në KQZ, Elena Gjina, e argumentoi qëndrimin e mazhorancës duke vënë theksin tek fakti se këta shtetas nuk janë jashtë procesit për shkak të mungesës së interesit, por për shkak të problemeve teknike apo gabimeve gjatë procesit të aplikimit. Kjo e bën, sipas saj, të arsyeshme dhe të drejtë dhënien e një shansi të dytë për këtë grup, duke respektuar njëkohësisht parimin e afateve të përcaktuara. “Këta shtetas kanë treguar vullnetin e qartë për t’u bërë pjesë e procesit duke aplikuar brenda afateve dhe duke krijuar një llogari në sistemin e KQZ-së. Pavarësisht se aplikimi i tyre është refuzuar për arsye të ndryshme, ata kanë mbetur brenda kuadrit procedural dhe kanë aktualisht një llogari aktive në sistem. Duke marrë në konsideratë edhe numrin e konsiderueshëm prej rreth 42 mijë aplikantësh në këtë situatë, shtyrja e afatit me disa ditë do të ishte një hap i drejtë dhe i nevojshëm për të garantuar që vullneti i tyre nuk mbetet i papërfaqësuar”, deklaroi Elena Gjina. Por ndryshe nga kjo kategori, për të cilën PS është pro shtyrjes, mazhoranca socialiste refuzon çdo mundësi që afati i regjistrimit të hapet për aplikantët e rinj, pra për ata shtetas që nuk janë futur fare në sistem deri më tani dhe nuk kanë kryer asnjë hap drejt regjistrimit. Sipas PS, këta shtetas kanë pasur kohën dhe mundësitë e mjaftueshme për të aplikuar, falë fushatës intensive informuese të zhvilluar nga KQZ dhe forcat politike.

Lexo edhe :  Meta në listën e mbyllur të PD-së/ Rama: Speciet më të ulëta të faunës politike

“Prej muajsh KQZ dhe palët politike kanë bërë një fushatë intensive për të informuar shtetasit shqiptarë jashtë vendit mbi të drejtën dhe mundësinë për t’u regjistruar dhe për të votuar. Koha ka qenë e mjaftueshme dhe çdo shtyrje afati për një kategori që nuk ka treguar fare interes deri më tani do të ishte jo vetëm e pajustifikueshme, por edhe e dëmshme për seriozitetin dhe logjikën e vetë procesit”, sqaroi përfaqësuesja e PS në KQZ. Partia Socialiste vlerëson se përtej çështjeve teknike, respektimi i afateve është një parim thelbësor në çdo proces zgjedhor dhe nuk mund të sakrifikohet për t’i hapur rrugë zgjidhjeve të pjesshme që krijojnë precedentë të rrezikshëm për të ardhmen.

Në këtë kuadër, qëndrimi i mazhorancës mbetet i qartë: disa ditë shtesë për të zgjidhur problemet e 42 mijë aplikantëve ekzistues, por asnjë hapësirë për aplikime të reja nga diaspora. “Zgjatja e afatit me disa ditë për ata që kanë ndjekur procesin por janë refuzuar, do të ishte një akt i drejtë që shteron çdo mundësi për ta. Kjo garanton që askush që ka shprehur vullnetin brenda afateve të mos mbetet jashtë procesit për shkak të pengesave teknike. Por hapja e afateve për aplikime të reja e rrëzon logjikën e një procesi të rregullt zgjedhor dhe është diçka që Partia Socialiste nuk mund ta mbështesë”, përfundoi Elena Gjina.

 

Të fundit

“Në Shqipëri ka spekulim”, agronomi rrëzon ‘mitin’ e hormoneve e pesticideve

“Nuk shijon si dikur” është një nga frazat më të dëgjuara lidhur me prodhimet bujqësore. Shpesh dëgjojmë fjalën “hormone” pas...

Agjërimi gjatë shtatzënisë, a ka ndonjë rrezik shëndetësor? Ja çfarë duhet të dini

Ndikimi i agjërimit gjatë shtatzënisë mund të varet nga shëndeti i përgjithshëm i nënës, faza e shtatzënisë dhe koha e vitit kur ndodh Ramazani Nëse...

Aeroporti i Vlorës përgatitet për nisjen e fluturimeve, 100 vende të lira pune

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës po kryen përgatitet për nisjen e punës dhe është në kërkim të stafit që do të shërbejë në të. Aktualisht, sipas...

Vinicius Junior flet mbi “Topin e Artë”: Nuk u ndjeva i tradhëtuar, nuk kam ëndërruar

Vinicius Junior-it iu kërkua të fliste për atë që ndodhi kur ai humbi garën për Topin e Artë ndaj Rodrit në tetor.  Braziliani deklaroi se...

“2 metra gropë na pret në fund”/ Rama: Energjinë e gjej te hakmarrja, na kanë poshtëruar

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në Panairin e Turizmit në Berlin, ku ka zhvilluar edhe një bashkëbisedim live me qytetarët...

Lajme të tjera

Web TV