Depresioni kalon nëpërmjet stomakut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas një studimi njerëzit depresivë hanë ndryshe nga ata të shëndetshmit. Kjo njohuri mund të japë impulse për forma të reja terapie. Sepse deri tani tema e të ushqyerit nuk ka luajtur rol në trajtimin e depresioneve.

Rreth 280 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga depresioni. Ndonëse depresioni nuk është i njëjtë për të gjithë, të gjithë pacientët e prekur prej tij me sa duket kanë një gjë të përbashkët: urinë për karbohidrate. Këtë e kanë zbuluar gjatë një hulumtumi studuesit në klinikën universitare të Bonit dhe Tybingenit në Gjermani.

Nëse pacientët janë trajtuar me antidepresivë ose jo, nuk ka pasur dallime sinjifikante, thotë Nils Kroemer, i cili ka studiuar në të dyja klinikat universitare në fushën e psikiatrisë, psikologjisë dhe psikoterapisë.

Deri tani mendohej se nepsi për ushqime me karbohidrate kishte të bënte me rritjen e urisë, që shoqëron disa sëmundje depresive. “Ne mundëm të tregojmë tani se nuk është kështu. Faktikisht uria për karbohidrate ka të bëjë më shumë me depresionin e përgjithshëm të rëndë, veçanërisht me simptomatikën e frikës”, shpjegon Lilly Thurn, e cila ka drejtuar studimin në ekipin e Kroemer.

Nga karbohidratet trupi ynë mund të prodhojë më shpejt energji, që janë furnizueset kryesore të qelizave tona.

Nën depresion mikrobioma e zorrës ndryshon

Arsyen përse njerëzit me depresion zhvillojnë kryesisht urinë për karbohidrate, Nils Kroemer e konstaton në zorrë. Këtu mund të jenë zhvilluar ndryshimet në sistemin e tretjes. Po ashtu mund të jetë dëmtuar përçimi i informacioneve nga aparati stomak-zorrë në tru nëpërmjet nervit vagus, thotë Kroemer.

Depresioni kalon nëpërmjet stomakut

Shumë studime tregojnë se te njerëzit depresivë mikrobioma e zorrës është e ndryshuar dhe se këto ndryshime janë pjesë e simptomave të depresionit. Është konstatuar, se simptomat përmirësohen, nëse pacientët marrin ushqime me probiotikë.

Lexo edhe :  Zbuloni tre frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Depresioni kalon nëpërmjet stomakut

 

A duhet që depresivët të heqin dorë prej ëmbëlsirave dhe karbohidrateve?

“Ne e dimë nga hulumtimet e mëparshme, që nuk premton sukses heqja dorë e personave me depresion nga karbohidratet. Nuk është ushqimi me ëmbëlsira që shkakton depresionin. Por në depresion ndryshojnë preferencat“, thekson studiuesi Korner.

Megjithatë është e kuptueshme që këto ndryshime të paktën pjesërisht shfaqen, nëse ne ushqehemi në mënyrë të pashëndetshme për një kohë të gjatë.

Mbetet të sqarohet se: “Cili është shkaku dhe pasoja?”, thotë Kroemer. “A ka të bëjë ushqimi, që në afatgjatë shkakton një gjendje të keqe psiqike? Apo është gjendja psiqike shkaktare për përkeqësimin e të ushqyerit – dhe ajo shkakton pastaj ndryshimet në mikrobiomë?”

Depresioni kalon nëpërmjet stomakut

Për studiuesit është e qartë se ne duhet të fokusohemi më intensivisht te tretja në trajtimin e depresioneve dhe çrregullimeve nga frika.

Deri tani kjo nuk është bërë në Gjermani. Në direktivat kombëtare për temën e depresionit thuhet se pacientet dhe pacientët me çrregullime depresive duhet të inkurajohen që të ushqehen me kujdes dhe shëndetshëm.

Ndonëse në këto direktiva përshkruhet edhe që rezultatet e studimeve tregojnë për rolin e aksit mikrobiomë-zorrë-tru dhe që mikrobioma e pacientëve me depresion dallon nga ajo e personave të shëndetshëm. Por për mjekët terapistë nuk jepet një rekomandim, që të analizohet enkas flora e zorrës tek të sëmurët me depresion. Deri tani ka shumë pak prova, që kjo ndihmon vërtetë, argumentohet.

Por drejtuesja e studimit Lilly Thurn i konsideron të arsyeshme mënyrat e reja të trajtimit.

“Veçanërisht premtuese duhet të jenë të të ardhmen terapitë, që synojnë trajtimin e lidhur të zorrës dhe të trurit.” Ndërsa Nils Kroemer thekson: “Ndryshimet në ushqim dhe tretje nuk duhet të konsiderohen si probleme dytësore.”/DW/    S,M

Të fundit

Rama për zgjedhjet: PS, partia më e vjetër në eksperiencë dhe më e reja në energji

Kryeministri Edi Rama , në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste u ndal në...

Veliaj tregon kë mbështet më 11 Maj: Unë vetë do votoj…

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur nga burgu pyetjeve të emisionit Revieë në Euroneës Albania, teksa është ndalur edhe te...

Çfarë të bëjmë gjatë marsit/Këshilla për një fillim të shëndetshëm dhe aktiv të pranverës

Mars është muaji që shënon kalimin nga dimri në pranverë, një periudhë kur natyra fillon të ringjallet dhe energjia jonë gjithashtu mund të ndryshojë....

Kush ishte Andis Harasani, ish-drejtori i Fatos Nanos që mori dy mandate në Kuvend

Andis Harasani ishte një nga drejtorët kryesorë të Fatos Nanos në vitin 2005 që iu fut politikës përmes kandidimit për deputet. Deri në atë...

LAJMI I FUNDIT/ Paraqitet në Gjykatën e Posaçme Ajola Xoxa

Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme. Vijon…  /    S.M

Lajme të tjera

Web TV