Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur gjatë natës në Fushë-Krujë.
Paraprakisht raportohet se lënda shpërthyese është vendosur në pjesën e jashtme të një fabrike sallami.
Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Polica dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes./E.T