Youtube u përjashtua nga ligji për rrjetet sociale, Meta e TikTok zemërohen me Australinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fund të vitit të shkuar, Australia miratoi një ligj që ndalon rrjetet sociale për personat nën 16 vjeç. Tani Meta, TikTok dhe Snapchat s’janë shumë të lumtura që është bërë një përjashtim: YouTube.

Australia e ka cilësuar platformën si një mjet i rëndësishëm edukimi dhe e lejon përdorimin, pavarësisht hamendësimeve se do të përfshihej edhe Youtube.

Muajin e kaluar, raporti i Komisionerit të Sigurisë Elektronike në Australi, rezultoi se YouTube është platforma më e përdorur nga 13-15 vjeçarët. Çdokush që është nën 16 vjeç duhet të jetë pjesë e një llogarie familjare që  ka të drejta të vëzhgimit prindëror për ta përdorur.

“S’është logjike të ndalohen dy platforma duke përjashtuar të tretën”, u shpreh drejtoresha e politikave publike të TikTok në Australi. Ndërkohë Meta është shprehur se qeveria australiane nuk është transparente dhe përbën “një tallje për qëllimin e shprehur të qeverisë për mbrojtjen e të miturve kur u miratua ligji”.

Snapchat ndoqi linjën e këtyre kompanive duke deklaruar: “Duhet të ketë një aplikim të drejtë dhe të paanshëm të përjashtimeve dhe të gjitha shërbimet duhet të ofrohen në të njëjtin standard”. Njëkohësisht, Snap thotë se është një shërbim për dërgimin e mesazheve dhe s’duhet të ndalohet.

Ligji i Australisë për ndalimin e rrjeteve sociale për personat nën 16 vjeç duhet të hyjë në fuqi në fund të këtij viti. Koha do të tregojë nëse zemërimi i kompanive të mëdha do të ndikojë në ndryshimin e qasjes për YouTube./   S,M

Të fundit

Travel and Tour World: Ksamili, perla bregdetare e Shqipërisë

I fshehur përgjatë detit Jon, perla bregdetare e Shqipërisë, Ksamili, po ripërcakton se çfarë do të thotë të gjesh...

Murrizi ‘shpërthen’ kundër PD-së/ Kërminjë politik, heshtje e pështirë dhe servilizëm!

Kandidati për deputet në Partinë Demokratike, Myslim Murrizi, ka reaguar në lidhje me humbjen e thellë të opozitës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Me...

Dash Sula: 200 mijë demokratë nuk dolën në votime, për t’i thënë ‘jo’ Berishës!

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 2025-ës, duke nënvizuar se opozita është refuzuar nga një pjesë e madhe...

Mesazhi i SHBA për zgjedhjet/ Berishës i iku komerdarja e fundit ku kishte varur shpresat

Analisti Kreshnik Spahiu komentoi për “Top Story” reagimin e bërë sot nga ambasada e Shteteve të Bashkuara për zgjedhjet e 11 majit. Sipas Spahiut, mesazhi...

Deputetët i kthehen ‘jetës’ parlamentare, nesër seanca e parë plenare pas zgjedhjeve!

Pas një shkëputje disa javore nga aktiviteti parlamentar për shkak të fushatës elektorale dhe zgjedhjeve, ligjvënësit e kësaj legjislature i rikthehen nesër, më 29...

Lajme të tjera

Web TV