Një grup pune nga Ministria e Bujqësisë dhe AKU ka bërë verifikimet në treg nëse ka vezë Rea’s të dala me datë 3, por nuk është konstatuar të ketë, informon gazetarja e Report Tv, Eliza Gjediku.
DURRES- Janë 69 mijë krerë shpendë të fermës Rea’s të ngordhura dhe janë eliminuar për të penguar përhapjen në kapanonet e tjera të gripit.
Por ende nuk ka nisur procesi i asgjësimit, pasi në rast groposje duhet të merret leje fillimisht nga bashkia Durrës dhe nga autoritetet mjedisore. Ndërkohë po shqyrtohet edhe mundësia e incenerimit, pra e djegies.
Po ashtu janë bllokuar dhe 250 mijë vezë të këtij kapanoni dhe AKU do të merret me asgjësimin e tyre. Po ashtu një grup pune nga Ministria e Bujqësisë dhe AKU ka bërë verifikimet në treg nëse ka vezë Rea’s të dala me datë 3 mars, por nuk është konstatuar të ketë, informon gazetarja e Report Tv, Eliza Gjediku. /k.k