Me një kryq në ballë, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u shfaq në një intervistë për një emision televiziv për të folur për zhvillimet në lidhje me Ukrainën, krizën në Lindjen e Mesme dhe fjalimin e Trump në Kongres.
Sekretari amerikan i Shtetit është shfaqur me kryq në ballë pasi dje ishte e mërkura e hirit për shumë të krishterë katolikë. Në këtë ditë në disa vende, besimtarët formojnë një kryq në ballin e tyre me hirin nga e Diela e Palmave të vitit të kaluar që janë shenjtëruar me një bekim.
Kjo është dita e parë e Kreshmës, ku besimtarët agjërojnë. E mërkura e hirit festohet nga katolikët, luteranët, moravianët, anglikanët (episkopalët) dhe protestantët e bashkuar, si dhe disa kisha kalviniste.
Imazhi i Rubios ngjalli disa komente në X, me disa që u deklaruan krenarë për Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, të tjerë e akuzuan atë për “propagandë” në favor të Rusisë, të tjerë duke folur për një luftë fetare dhe të tjerë duke e trolluar duke shkruar se “prindërit tanë na pikturonin kryqe në kokë kur ishim fëmijë të këqij”.