Zotohet Berisha/ Do ndërtojmë mikro HEC-e në lagje e komunitete për energji falas!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpallur një vizion ambicioz për sektorin energjetik të Shqipërisë, duke premtuar një “bum të madh energjetik” bazuar në burimet e rinovueshme.

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha theksoi se energjia nga era, dielli dhe gazi do të dyfishojë prodhimin aktual brenda mandatit të ardhshëm, duke e kthyer Shqipërinë në një nyje kryesore energjetike në rajon.

Sipas tij, vendi ka potencial të jashtëzakonshëm për prodhimin e energjisë eolike dhe solare, ndërsa hidrocentralet e vogla do të ndihmojnë komunitetet lokale të prodhojnë energji falas.

Berisha siguroi qytetarët se investimet në këtë sektor do të sjellin përfitime të drejtpërdrejta për ekonominë dhe biznesin shqiptar. Ai gjithashtu përmendi planet për ndërtimin e termocentraleve të gazit në përputhje me standardet mjedisore, duke shfrytëzuar kapacitetet e gazsjellësit TAP.

“Energjia do të ndryshojë jetën e shqiptarëve dhe do ta bëjë Shqipërinë një superfuqi rajonale,” përfundoi Berisha.

“Shqipëria madhështore do të jetë Shqipëria e bumit të madh energjetik, do të jetë Shqipëria e investimeve në energjetikë. Unë jam këtu për të garantuar shqiptarët se prodhimi i energjisë nga era, dielli dhe gazi me përparësi absolute energjinë e rinovueshme do të dyfishojë prodhimin total të sotëm gjatë mandatit që vjen. Parqet eolike, solare do të marrin përparësi absolute. Shqipëria ka ndër platformat e erës më të fuqishme në Evropë. Këto platforma shtrihen nga thellësitë e alpeve në jug. Zona të mëdha mund të prodhojnë mijëra megavatë në energji eolike. Por dielli është një burim i pashtershëm dhe unë garantoj qytetarët shqiptarë se Shqipërinë do ta shndërrojmë në vendin më tërheqës në Evropë për investimet në energji. Përfituesit më të mëdhenj të këtij bumi do të jenë qytetarët shqiptarë dhe biznesi shqiptar. Do të përdoren të gjitha potencialet ujore në përputhje me rregullat e mjedisit për të shndërruar në energji ujërat që derdhen në det. Do të autorizohet ndërtimi i mikro HEC-eve për të prodhuar nga fshatra, komunitete e lagje energji falas.
Këto burime fantastike, të mëdha, të pashtershme energjie do ta bëjnë Shqipërinë një ndër nyjet më të fuqishme energjetike, një superfuqi rajonale energjetike. Do të ketë investime publike në TEC-e gazi me standardet më të larta të respektit mjedisor. Kontratat që ekzisotjnë me TAP-in i bëjnë të mundur Shqipërisë të ndërtojë. Energjia si një nga shtyllat kryesore të programit tonë do të ndryshojë jetën e mbarë qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Berisha./E.T

Të fundit

Çfarë duhet të përfshini në mëngjesin tuaj që të jeni të ngopur më gjatë?

I mbani mend gjyshet kur këmbëngulnin për rëndësinë e një mëngjesi të plotë? Epo kanë pasur një të drejtë. Pavarësisht...

Mbledhja e Qeverisë, Florian Semani emërohet zv/ministër i Financave (VENDIMI)

Tiranë- Ministria e Financave do të ketë një zv/ministër të ri në detyrë. Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme (6 mars) emërimin në detyrë...

TikTok-u, armiku i fundit!

Nga Lutfi Dervishi Ja ku erdhi momenti. Tani mund të marrim frymë lirisht. Pas vitesh të tëra përballje me korrupsionin, keqqeverisjen, skandalet, emigrimin masiv, krimin...

Kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore, Denaj: Janë 10 zona Kadastrale

Ministrja Anila Denaj, në përfundim të mbledhjes së qeverisë, foli edhe për përcaktimin e zonave Kadastrale ku do të lejohet kultivimi i kanabisit për...

“Kam 10 vjet që e dua, ajo është zemërgur”, Klajdi Musabelliu ndan historinë e dashurisë

I ftuar në “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli, Lei Kraja dhe Arbër Çepani ka qenë Klajdi Musabelliu. Artisti dhe ish-banori i këtij edicioni, u...

Lajme të tjera

Web TV