Çfarë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928: Burgimi mund të bëhet në shtëpi punëtorie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Dashnor Kaloçi

Pjesa e pestë

Historia e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë, apo më saktë tentativat për zgjedhje e kanë zanafillën që nga koha e sundimit Osman, kur Shqipëria ishte pjesë e Perandorisë Turke. Një nga deputetët e parë shqiptarë që u zgjodhën për në Parlamentin e parë të Turqisë, i cili hapi punimet në dhjetorin e vitit 1877, ishte Abdyl Frashëri. Por ai parlament nuk pati jetë të gjatë, pasi u prish nga vetë Sulltani, për shkak të fillimit të Luftës Ruso-Turke. Pas prishjes së parlamentit të parë të Turqisë, pati edhe disa tentativa të tjera për zgjedhje, por që të gjitha dështuan për shkaqe të ndryshme. Zgjedhjet e para dhe të rregullta në Shqipëria u mbajtën vetëm në vitin 1908, kur në Turqi erdhën në fuqi xhonturqit. Ato zgjedhje nuk ishin direkte, por me përfaqësim, apo siç janë njohur ndryshe; me zgjedhës të dytë.

Parlamenti i parë i Turqisë u hap më 10 dhjetor të vitit 1908 dhe aty nga 266 deputetë, 27 prej tyre ishin shqiptarë të zgjedhur në katër vilajetet e Shqipërisë. Në atë kohë anëtarët e Komitetit “Bashkim-Përparim”, në Turqi ku bënin pjesë dhe shumë shqiptarë, u ndanë dhe u grupuan në tre grupime politike. Grupimi i parë ishte “Bashkim-Përparim” (partia turko-maqedonase) me 164 deputetë, ku 130 ishin turq, 5 arabë, 1 grek dhe 15 shqiptarë, të cilët kryesoheshin nga Hasan Prishtina, deputet i Kosovës.

 

 

ë grupin e dytë që quhej: “Bashkimi-Liberal”, (partia greko-shqiptare) ku bënin pjesë 45 deputetë, kishte 12 shqiptarë të cilët kryesoheshin nga Ismail Qemali. Ndër deputetët e tjerë shqiptarë që kishte asokohe Parlamenti i Turqisë, ishin dhe Esad Pashë Toptani, Nexhip Draga, Rexhep Pashë Mati etj. Pas vitit 1908, pati edhe disa zgjedhje të tjera ku shqiptarët vazhdonin të votonin për përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e Turqisë dhe ajo gjë zgjati deri në nëntorin e vitit 1912 kur u shpall Pavarësia dhe Ismail Qemali u zgjodh kryetar i Qeverisë.

Kurse zgjedhjet e para parlamentare në Shqipëri u zhvilluan në pranverën e vitit 1921, pasi deri në atë kohë ato nuk ishin zhvilluar për shkak të Luftës së Parë Botërore, ku ishte përfshirë dhe Shqipëria. Parlamenti i parë Shqiptar u hap më 21 prill të atij viti dhe godina e parë e Parlamentit Shqiptar ka qenë aty ku është sot Akademia e Shkencave dhe në atë parlament morën pjesë 76 deputetë, të cilët u zgjodhën pas një procesi relativisht të rregullt nga nëntë prefekturat e vendit, si: Berati, Durrësi, Elbasani, Gjirokastra, Korça, Kosova, Shkodra, Vlora dhe ajo e kolonisë shqiptare të SHBA-së.

Ashtu si dhe në të kaluarën, ato zgjedhje u bënë me sistem përfaqësimi, apo siç njihen ndryshe me zgjedhës të dytë, ku në bazë të ndarjes territoriale, përfaqësuesit e çdo krahine kishin të drejtë të zgjidhnin deputetin e tyre. Sa më sipër, si dhe një historik të shkurtër të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, që nga ajo periudhë e deri në vitin 1991, Memorie.al i ka publikuar në numrat e kaluar, këtu po publikojmë të plotë Statutin Themeltar të Republikës Shqiptare, (Kushtetuta) të vitit 1925, ku një vend të veçantë zë edhe legjislacioni i zgjedhjeve parlamentare të asaj kohe, si dhe rregullorja e Parlamentit, me të drejtat e detyrat e deputetëve, e cila është botuar nga Shtypshkronja “NIKAJ”, në vitin 1925.

Vijon nga numri i kaluar

Statuti themeltar i Republikës Shqiptare (1925)

(Tiranë, Shtypshkronja “Nikaj” 1925)

Kodi Penal 1928

Libri i Parë

NENI 21. – Ndalimi nga ofiqet publike asht i përjetëshëm, ose i përkohëshëm. Ndalimi i përjetshëm, shkakton humbjen:

Të së drejtës me zgjedhjë e m’u zgjeth në çdo qark elektoral, si dhe të çdo tjetër së drejte politike. Së cilësisë së Deputetsisë ose të Senatorisë, si dhe të çdo ofiqi elektif, të çdo nëpunsie ose ofiqi publik, që epet nga Shteti, nga Bashkija ose nga një institutë i nënvumun me ligjë në kujdesien e Shtetit ose të Bashkisë. Të gradave, dinjiteteve akademike, dekoratave dhe të shënjave të tjera nderi publike.

Të çdo të drejte që sjell fitim ose nder, e q’asht e lidhun me një nga nënpunsinat ofiqet, gradat, nderimet, titjut, cilësinat, dinjitetin ose dekoratat e shënjueme në numërat e masipërme dhe të çdo benefici fetar që ka pasun i dënuemi. Të ofiqit të tytorit ose të kujdestarit dhe të çdo tjetër ofiqi të lidhun me tytorine, kujdestarinë, përveç atyne mbi të paslindunit në rastet që caktojnë ligjat civile.

Të kapacitetit me fitue (acquérir) çdo të drejtë, nëpunësie, ofiqit, cilësie, gradë, dhe të tjera ndére në veçanta (distinctions) që tregohen në numërat e naltpërmenduna. Ndalimi i përkohëshëm shkakton pamundësinë (incapacité) e të denuemit me fitue ose me ushtrue për një kohë jo ma pak se tre muej e, jo ma tepër se pesë vjet, të drejtat e naltpërmenduna, nëpunësitë, ofiqet, cilësitë, gradatë dhe nderet’ e veçanta.

Ligja cakton rastet në të cilat ndalimi nga ofiqet publike kufizohen në njanën nga ato, si dhe rastet, në të cilat zgjanohet dhe në pezullimin e ushtrimit të profesionit ose të mjeshtërisë të dënuemit.

NENI 22. – Ndeshkimi me burgim të lehtë, asht nga një dit deri në dy vjet dhe vuhet në stabilimentat e posaçme. I dënumi këtë ndeshkimi, e vuan tue qënë natën i mbyllun dhe ditën i detyruem me punue, dhe sa për punën, aplikohet sipas nenit 16.

Ky ndeshkim mund të vuhet dhe në një seksion të posaçëm të burgut gjyqsuer. Për të vegjëlit nën tetëmbëdhjet vjeç dhe për gratë, kur nuk janë përsëritës, në qoftë se ndeshkimi nuk asht ma tepër se dhjet ditë, gjyqi mund t’urdhënojë që ky ndeshkim të vuhet në banimin e tyne. Në rastë që i dënuemi del jashtë këti banimi, të tanë ndeshkimin e vuen në mënyrat ordinare.

NENI. 23 – Në rastet që cakton ligja, burgimi i lehtë mund të vuhet në një shtëpië puntorie, ose edhe tue baë punën nga ato që janë për dobië publike. Në qoftë se i dënuemi nuk çfaqet për me vuejt këtë ndeshkim, ose refuzon të të punojë, burgimi i lehtë vuhet në mënyrat ordinare, tue u zbrit koha e punës që mund të ketë ba.

NENI 24. – Gratë, ndeshkimet me burgim të përjetsh, me burgim të randë, me burgim e burgim të lehtë i vuajnë në stabilimenta të destinuem për to. Në rast që cakton ligja, ndeshkimet kundra lirisë personale, vuhen në një shtëpië përmirësuëse ose në një shtëpië nën roje.

NENI 25. – Ndeshkimi me gjobë të lehtë asht detyrimi i të dënuemit me pague në Arkën e Shtetit, një shumë jo ma pak se një e jo mâ tepër se dy mij fr. ari. Aplikohen dispozitat që përmbajnë pikat II, III, IV e V, të nenit 20 dhe për gjobën e lehtë, me diference që kthimi i gjobës së lehtë bahet në burgim të lehtë.

NENI 26. – Pezullimi i ushtrimit të një profesioni ose të një mjeshtërie, fillon nga tre ditë dhe zgjanohet deri në dy vjet.

NENI 27. – Kur ndeshkimi i caktuem ndaj ligjës nuk kalon një muej burgimi ose burgimi të leht, tre muej internimi ose treqint fr. ari gjobë të randë, ose të lehtë, po qe se ka shkaqe lehtësore dhe fajtori nuk ka qënë ndonjëherë i dënuem për ndonji delict, as për kontravencion me ndeshkim ma tepër se një muej burgim të lehtë, gjyqi ka të drejtë t’i baj një qortim gjyqsor, në vëndë të ndeshkimit q’i ka caktue.

Qortimi gjyqsor asht një porosië të cilën gjyqi, tue marrun parasysh personin dhe gjëndjen e fajtorit si dhe cirkostancat në të cilat asht ndodhun kur ka kryë këtë vepër, në sallën e gjyqit botësishtë ia drejton të dënuemit, tue i tregue dispoziten e ligjës që ka shkel dhe përfundimet e këqija të vepres së tij.

Në qoftë se i dënuemi nuk çfaqet ditën e caktueme për qortim ose nuk e pret këtë me respekt, aplikohet ndeshkimi i caktuem në akt gjykimin.

NENI 28. – Në rastin e parapamë në nenin e ma sipërmë, i dënuemi asht i detyruem personalisht të marrë përsipër pagimin e një shume të caktuem, si gjobë e lehtë, tue dhanë dhe një ose ma tëper dorzanës të zotë dhe solidarë, në qoftë se gjyqi do t’a shofi t’arsyshme; kjo gjobë ka ma u pague në qoftë se i dënemi ban një tjetër faj mbrenda ne afatin e caktuem n’akt gjykimin, i cili afat nuk do të jetë ma tepër se dy vjet per deliktet dhe ma tepër se dy vjet për deliktet dhe ma tepër se një vit për kontravencionet; në rast që brenda n’atë afat i dënuemi ban një tjetër faj, perveç ndeshkimit të caktuem prej ligjës për fajin e dytë, ka me pague dhe atë gjobë.

Gjyqi vendos mbi fuqiën ekonomike të dorëzanësve.

Në qoftë se i dënuemi nuk i zotohet këtij detyrimi ose, nuk ep dorëzanës të zotët, aplikohet ndeshkimi i caktuem n’akt gjykimin për atë faj.

NENI 29. – Ligja cakton rastet në të cilat gjyqi detyrohet që bashkë me ndeshkimin principal, të vej të dënuemin dhe në vrejtim të posaçëm t’Autoriteti të sigurim publik. Ky vrejtim nuk mund të jetë për ma pak se një vit, për ma tepër se tre vjet, ku ligja nuk urdhënon ndryshe. I dënuemi i vumun nën këtë vrejtim, detyrohet të dekllarojë n’Autoritetin kompetent mbrënda pesëmbëdhjet ditëve, qysh nga afati i treguem në nenin 43, vendin ku don me banue; përveç kësaj asht i detyruem me përmbush gjithë ato urdhënime q’i janë ngarkuem simbas ligjës.

Lexo edhe :  7 Mars 1941/ Kapitullojnë trupat italiane në Greqi

Autoriteti i sigurimit publik mund të ndalojë ndenjen e tij në vendet që cakton ay autoritet për sa kohë vazhdon vrejtimi. Kur vendoset ndeshkimi i fajtorit me burgim të randë për një kohë ma tepër se një vit, gjyqi mund t’a vejë të dënuemin dhe nën vrejtimin e posaçëm. Gjyqi mund, me vendimin e tij, të përkufizojë detyrimet që i vehen të dënuemit në rastet e ma sipërme.

NENI 30. – Ndeshkimet nuk mund të shtohen as të zbriten as të këmbehen, përveç se kur ligja cakton ekspresisht. Kur ligja urdhëron që ndeshkimi të shtohet ose të paksohet ne një thyse (fraction) të caktueme, shtimi ose zbritja bahet mbi bazën e sasiës t’atij ndeshkimi, që gjyqi kishte me e aplikue për fajtorin, po të mos ishin ato cirkostanca, të cilat shkaktojnë shtimin ose paksimin.

Kur ndodhen shumë lloj shkaqe, atherë shtini ose paksimi bahet mbi sasiën e ndeshkimit që rezulton pas shtimit ose pas paksimit të ma parshëm. Kur në një rast bashkohen t’atilla cirkostanca nga të cilat disa shkaktojnë shtimin dhe disa paksimin e ndeshkimit, pikëspari aplikohet shtimi e mandej paksimi dhe në ç’do rast llogariten për të fundit dhe në këtë radhë: mosha, gjendja mendore, shkaqet lehtësore të parapame në nenin 59, dhe përsëritja.

Në shtimin ose në paksimin nuk mund të kalohen kufit’ e caktuëm për secilin lloj ndeshkimi, përveç rasteve të caktueme ekspresisht nga ligja. Kur nodhin shkaqe për me paksue ndeshkimin e burgimit të lehtë, ose të gjobës së lehtë, për të cilat ligja ka caktue si maksimum pesë ditë burgimi të lehtë, ose pesëdhjet fr. ari gjobë të lehtë, ndeshkimi kthehet në qortim gjyqsuer.

NENI 31. – Ndeshkimet e përkohëshme aplikohen tue u llogarit në ditë, në muej e në vit.

Ç’do ditë ndeshkimi asht njëzet e katër orë, ç’do muej tridhjet ditë, viti llogaritet simbas kalendarit zyrtar.

Në ndeshkimet e përkohëshme fraksioni i ditës dhe ndeshkimet me gjobë fraksioni i frangut, nuk llogariten.

TITULLI III

Efektet dhe eksekutimi i dënimeve penale.

NENI 32. – Dënimi me burgim të përjetëshëm dhe dënimi me burgim të randë për një kohë ma tepër se pesë vjet, kan për efekt ndalimin (interdiction) e të dënuemit për jetë nga ofiqet, dhe dënimi me burgim të randë për një kohë ma tepër se tre vjet ka për efekt ndalimin nga ofiqet, dhe dënimi me burgim të randë për një kohë ma tepër se tre vjet, ka për efekt ndalimin nga ofiqet publike për një kohë baras me kohën e burgimit të randë që i caktohet.

NENI 33. – Në rast që dënimi me vdekje ose me burgim të përjethëm kthehet në burgim të randë për tridhjet vjet, për shkaqet e parapame në nenin 59, ky ndeshkim ka për efekt të vumunit e të dënuemit nënn vrejtim të posaçëm t’Autoriteti të sigurimit public, për një kohë dhjet vjet.

NENI 34. – I dënuemi me vdekje para eksekutimit si dhe i dënuemi me burgim të përjetshëm ose me burgim të randë për një kohë ma tepër se pesë vjet, asht për sa kohë që vazhdon ndeshkimi, në ndalim ligjuer (interdiction legale) dhe, për administrimin e pasuniës së tij, aplikohen dispozitat e ligjave civile për të ndaluemit (interdits). Bashkë me këto i dënuemi si ma sipër, humbet dhe fuqiën e atësiës, (puissance paternelle), si dhe autoritetin e burrit mbi gruen, për sa kohë vazhdon ndeshkimi.

NENI 35. – Dënimi për një delikt që ka efekt mos zgjedhjen e të dënuemit si anëtar të Parlamentit ose të Senatit, shkakton dhe rrëximin vetiu (ipso jure) të tij, nga ajo anëtarië që ka në kohën e dënimit.

NENI 36. – Për veç rasteve të caktueme nga ligja, ç’do dënim për faje të bamuna me abuzim të një ofiqi public, ose së bashku me abuzim të një ofiqi publik ose së bashku me abuzim të një profesioni ose të një mjeshtrie, për ushtrimin e së cilës kërkohet leje qeveritare, ka për efekt ndalimin përkohësisht nga ky ofiq, ose pezullimin e ushtrimit të profesionit ose të mjeshtrië së tij, për një kohë baras me atë të ndeshkimit kundra lireis personale, q’i asht dhanun ose që kishte me vuejt në rast, që nuk do të mundte me pague gjobën.

Sa për profesionet ose mjeshtrinat e tjera, ligja cakton rastet në të cilat dënimi ka për efekt pezullimin e ushtrimit të profsionit ose të mjeshtriës. Ndalimi dhe pezullimi nuk munden me kalue maksimumin e caktuem në nenet 21 e 26.

NENI 37. – Gjyqi në rast dënimi mund t’urdhënojë dhe konfiskimin e sendeve të cillat shërbyen ose ishin të destinueme për të kryemit e deliktit; gjithashtu dhe t’atyne sendeve që lindin nga aji e që nuk janë të një tjetër personi që s’ka të baj me atë delikt. Sendet, fabrikimi, perdorimi, sjellja, mbajtja, ose shtija e të cilave formon faj, konfiskohen kurdoherë, dhe sikur të mos epet dënim dhe sikur ato sende të mos të jenë të pandehunit.

NENI 38. – Dënim penal nuk cenon të drejtën e t’ofenduemit ose të të damtuemit për me kërkue kthimin e sendeve dhe shpërblimin e dameve të tij.

NENI 39. – Për veç kthimit të sendeve dhe shpërblimit të dameve, për çdo delikt që cenon nderin e personit ose të familjes, dhe sikur të mos jetë shkaktue ndonjë dam, gjyqi, mbi kërkimin e anës së ofendueme, tue marrun parasysh, simbas rasteve, gradën e hidhnimit shpirtnor që ka ndie i ofenduemi, dhe randsiën e cirkostancat, në të cilat asht ba faji, si dhe poziten sociale t’ofenduemit dhe t’ofenduesit, vendosë dhe detyrimin e të dënuemit me i pague t’ofenduemit një shumë të caktuemn si për satisfakcion.

NENI 40. – I dënuemi asht i detyruem me pague dhe shpenzimet gjyqsore.

Të denuemit, të bashkë-gjykuem për faj, detyrohen solidarisht me kthimin e sendevet, me çpagimin e damevet, me shpërblimet në të holla dhe me shpenzimet gjyqsore. Të denuemit të bashk-gjykuem për faje të ndryshme, detyrohen solidarisht vetëm për shpenzimet e përbashkëta në fajet për të cilat janë dënue së bashku. Në rast që pasunia e të dënuemit nuk mjafton për pagimin e shpërblimevet dhe të gjobavet, preferohet pagimi i shpërblimevet.

NENI 41. – Koha e paraburgimit, të vuejtun para se akt gjykimi të marrë formën e preme, zbritet nga koha e tanë e burgimit të randë, të burgimit, dhe burgimit të lehtë. Në qoftë se ndeshkimi asht internim, një ditë paraburgimi zen vendin e tre ditve internimi. Në qoftë se ndeshkimi asht vetëm gjobë, zbritja bahet si mbas rregullës të tregueme në nenin 20.

NENI 42. – Efektet e ndeshkimeve me ndalim ofiqet publike dhe t’atyne me pezullim nga ushtrimi i një profesioni, ose i një mjeshtrie, përveç akt-gjykimeve të dhanuna në mungesë për të cilat aplikohen dispozitat e posaçme procedurale, fillojnë ç’prej ditës që akt-gjykimi merr formën e preme.

Në qoftë se ndalimi ose pezullimi i naltpërmendun ose të tjerat inkapacitete, janë të bashkuemë me një ndeshkim kundra lirisë përsonale ose janë efektet e një dënimi penal, aplikohen kur asht tue vuejt ose deri sa nuk asht shuem ndeshkimi kundra lirisë përsonale, por koha e caktueme në akt-gjykim ose në ligjë, fillon t’ecë vetëm ç’prej ditës që ndeshkimi asht vuejtun ose dënimi asht shuem.

NENI 43. – Vrejtimi i posaçëm i Autoritetit të sigurimit publik fillon ç’prej ditës q’asht vuejtun ndeshkimi, me të cilin asht bashkue ky vrejtim. Të vumunit e të dënuemit nën vrejtim të posaçëm t’Autoritetit të sigurimit publik, me vendim të gjyqit, mund të pushtohet ose të përkufizohet, si në kohën ashtu dhe në efektet, kur konditat dhe sjelljet e të dënuemit përmetojnë këtë pushim ose përkufizim.

NENI 44. – Shkurtimi i akt-gjykimit që përmban dënimin me vdekie ose me burgim të përjetshëm, ngjitet në vëndet që janë destinuem për çpalljet në Bashkiën ku asht dhanun vendimi, n’atë ku asht ba delikti dhe ku ka pasun banimin e fundit i dënuemi.

TITULLI IV

Pandehëshmësia dhe shkaqet që e ngrejnë ose e paksojnë

NENI 45. – Padijenia në ligjat penale nuk formon shkak ndjese (excuse).

NENI 46. – Askush nuk mund të ndeshkohet për një delikt, në qoftë se nuk ka pasun për qëllim faktin që formon atë, përveç atyne deliktevet, të cilat ligja ia ngarkon autorit, si përfundim të një veprimi (action) ose mosveprimi (omision) të tij. Në kontravencione seicili asht përgjegjës për aksionin ose omisionin e vet, dhe sikur të mos provohet se ay ka psun për qëllim të bajë një vepër të kundraligjëshme.

NENI 47. – Nuk asht i ndeshkushëm ay, i cili në kohën që ka ba fajin, ka ndodhë në një dobësi mendore t’atillë, sa që të ketë pasë humbun ndërgjegjen e veprave të veta ose sa që të mos ketë qenë e mundun për te me veprue ndryshe.

Me gjith këtë gjyqi, po t’a shofi të rezikshëm që i pandehuni i pa përgjegjëshëm si ma sipër të lihet i lirë, urdhënon dorëzimin e tij në Prefekturën e vëndit për me marrë masat ligjore që kanë me u caktue me ligjë të posaçmë. Memorie.al

Të fundit

Pse Gjesti u largua nga banorët sapo në shtëpi u vendosën këngë greke?

Gjatë festës për ditëlindjen e aktorit Laert Vasili në “VIP Albania”, një moment ka tërhequr vëmendjen e publikut. Kur filloi...

Luftojnë 6 sëmundje, çfarë ndodh me trupin po të hani 3 hurma arabie çdo ditë

Ju mbase nuk dini disa fakte për hurmat e Arabisë, përveç faktit se janë shumë të shijshme dhe kanë shumë vlera ushqyese. Më poshtë po...

Aktorja tregon sfidën e jetës: Donin të më hiqnin nga puna se linda

Rozi Kostani është një aktore dhe regjisore e njohur dhe me një karrierë të pasur në fushën e artit. E ftuar në studion e...

Fshehu informacionet për COVID-19/ Gjykata amerikane dënon Kinën me 24 miliardë dollarë

Një gjykatës federal në Missouri e shpalli qeverinë kineze përgjegjëse për fshehjen e fillimit të pandemisë së COVID-19 dhe për grumbullimin e pajisjeve mbrojtëse....

Shtyhet Barça-Osansuna, ndahet tragjikisht nga jeta doktori i skuadrës së katalanasve

Ndeshja mes Barcelonës dhe Osasunës në La Liga është anuluar pak minuta para fillimit të saj, pasi është mësuar për ndarjen e parakohshme nga...

Lajme të tjera

Web TV