Mësuesia mision/ Arsimtari nga Erseka përshkon 2 orë në këmbë për të mësuar dy nxënës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një orë e 40 minuta, kaq është koha që i duhet të përshkojë rrugën më këmbë nga shtëpia e tij drejt shkollës ku jep mësim, mësuesi Bejçe Ilias nga Erseka.

Prej 20 vitesh, Bejçe Ilias ka dhënë mësim në fshatra të ndryshme të Bashkisë Ersekë, duke kontribuar për edukimin e shumë brezave. Në fshatin Shtikë mësuesi jep lëndën e gjuhës italiane për vetëm dy nxënës, ndërsa e cilëson mësuesinë si misionin e tij të jetës.

Rruga që lidh fshatin Shtikë me pjesën tjetër të bashkisë është e vështirë, ndikuar edhe nga terreni malor. Ndonëse Erseka është ndër zonat më të ftohta në vend dhe ku dimri bën i ashpër, mesuesi rrëfen se nuk ka munguar asnjëherë për këto arsye, madje i është dashur të niset më herët për në shkollë, për të ngrohur klasat për nxënësit e tij.

Bejçe Ilias thotë se nuk i ka braktisur kurrë shkollat në zonat rurale, ndonëse ka pasur mundësi të shumta për t’u transferuar në shkollat pranë qendrës.

Kjo është historia e mësuesit nga Erseka, që pasionin për profesionin e arsimtarit e ka shndërruar në mision, ku falë punës dhe angazhimit të tij edhe ata pak nxënës që kanë mbetur në zonat e braktisura rurale të njohin dritën e diturisë./e.t

Të fundit

Real Madrid ngel me gisht në gojë, “Kroos 2.0” preferon një skuadër tjetër

Angelo Stiller ka më shumë gjasa të transferohet te Bayern sesa te Real Madrid. Edhe pse klubi madrilen e...

Igli Tare jep lajmin e mirë për tifozët e Milanit: “Pa merak, dy yjet që doni…”

Rafael Leao dhe Mike Maignan do të vazhdojnë të jenë pjesë e Milanit edhe për sezonin e ri. Këtë la të paktën të kuptohet...

Miratohet ndërtimi i centralit të energjisë elektrike dhe fotovoltaike në Kolonjë

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe...

Trump: Para pak javësh ndalëm Serbinë, që ishte gati të vepronte

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se administrata e tij frenoi në kohë përshkallëzimin mes Kosovës e Serbisë pak javë më parë, raporton A2 CNN....

Afro 200 milionë euro rritje, Barcelona lë pas edhe PSG e Luis Enriques

Janë katër ekipe, vlera e të cilave është rritur mbi 100 milionë euro për sezonin 2024-25. Por, mbi të gjitha, ka një skuadër që...

Lajme të tjera

Web TV