PRIZREN- Në Prizren ku zënë vend traditat, muaji i shenjtë i Ramazani po kalon në një atmosferë të veçantë. Koha e iftarit lajmërohet duke hedhur fishekzjarre nga zona ku ndodhet topi i vjetër në kalanë historike të qytetit.
Këtë traditë pothuajse të harruar e ruan veprimtari Varis Hashimi, i cili ka 8 vite që gjatë Ramazanit merr dy fishekzjarre me vete dhe ngjitet në kala për gati 30 minuta ne kembe, deri tek topi qe me shekuj ndodhet brenda kalasë.
Varisi si agjerues i rregullt dhe tregon se paralajmërimi i iftarit me gjëmimin e topit nga kalaja është bërë ne fillimet e shekullit 18-te nga një grup ushtarësh në kohën e sundimit të perandorisë osmane.
Pas ndezjes se fishekzjarreve merr rrugën poshtë kalasë në drejtim të shtëpisë për t’iu bashkuar sofrës familjare në iftar. Prizreni është një qytet me shumicë myslimane, andaj në kohën e iftarit pothuajse çdo aktivitet ndalon pasi besimtarët agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit./ S,M