Sekretari i Përgjithshëm i PD, deputeti Flamur Noka, gjatë fjalës së tij në kuvend ka akuzuar socialistët në sallë se thonë çdo gënjeshtër për të vërtetë, çdo mashtrim duke mos patur asnjë problem.
Duke prekur një nga premtimet e PD, për rritjen e pensioneve, Noka tha se qeveria e Berishës i ka dyfishuar pensionet në 8 vite pushtet.
“Qeveria e narkosit, e këtyre hajdutëve që janë të gjithë kandidatë për burg, as indeksim të inflacionit në çdo vit nuk ju ka bërë pensionistëve. Dhe me pafytyrësi thonë kemi rritur pensionet. Po kujt ia ke rrit? Se shqiptarëve, jo”, tha deputeti Noka.
Duke replikuar me deputetin socialist Niko Peleshi, Noka tha se PS i prishi marrëdhëniet me fqinjin grek, duke u kujtuar burgosjen e Belerit.
“E burgosët more, Belerin. I prishët me Greqinë, se duhej marrë Gjipeja. Pas gjithë lojrave me Greqinë edhe me Belerin është vetëm një gjë, Gjipeja duhej rrëmbyer nga narkosi këtu në krye dhe familja e tij. Po, duhej rrëmbyer Gjipeja dhe duheshin mbrojtur batërditë që ishin bërë për pronat. Prandaj, dy herë i vodhët zgjedhjet në Himarë”, tha Noka.
Teksa ka shtuar akuzat ndaj qeverisjes Rama, deputeti i PD Flamur Noka iu drejtua duke thënë se “11 maji do jetë dita që nuk do të ikni siç ikëm ne, por do krreheni, dhe shumica e këtyre këtu do të shkojnë tek Ilir Beqja, do shkojnë tek Lali Vjedhësi. Aty e kanë vendin”
Në lidhje me batutat e kryeministrit Edi Rama për ish-deputetin Kujtim Gjuzi, Noka tha se ai dhe çdo anëtar i koalicionit “Për Shqipërinë Madhështore” është 100 herë më dinjitoz.
“Se Kujtim Gjuzi, po ju them, është 100 herë më dinjitoz se këta hajdutët këtu, se nuk i ka vjedhur asnjë cent shqiptarëve. Ai është 100 herë më dinjitoz se këta narkosit këtu, se nuk ka lidhje me drogën dhe krimin.
Kushdo shqiptar, edhe në cepin më të humbur është më dinjitoz se banda e hajdutëve dhe e narkosit këtu prapa”, tha deputeti Flamur Noka./E.T