Kryesia e PL miraton vendimin, Ilir Meta garon për deputet në listën e hapur të Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryesia e Partisë së Lirisë miratoi sot vendimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për të kandiduar për deputet në listën e hapur të koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në zgjedhjet për Kuvendin e datës 11 Maj 2025.

Fillimisht u diskutua se Meta, për shkak edhe të rrethanave të tij, duke qenë nën masën e arrestit do të vendosej në listën e sigurt të koalicionit të udhëhequr nga Partia Demokratike.

Megjithatë, duket se vendosmëria e Metës ka prevaluar mbi qëndrimin e Kryesisë së Partisë së Lirisë duke kërkuar të jetë në listën e hapur.

Nga negociatat mes PD dhe PL për vendosjen e marrëveshjes së koalicionit u raportua gjerësisht se palët kishin arritur akordin që partia e drejtuar nga ish-Presidenti i Republikës të merrte 4 deputetë në listat e sigurta./E.T

Të fundit

Zgjerohen akuzat kundër Diddy-t, një rast del në dritë për trafikim seksual?

Lista e viktimave të dyshuara në procesin gjyqësor për trafikim seksual kundër reperit të njohur Sean “Diddy” Combs po...

Biznesi i veshjeve të përdorura po lulëzon, por a mund të jetë edhe fitimprurës?

Veshjet e përdorura, që sikur shiteshin me ulje nëpër dyqanet e bamirësisë, tani kanë hyrë në modë, shkruan The Economist. Vestiaire Collective është një...

Sot heshtje zgjedhore! Ja çfarë ndodh nëse partitë shkelin Kodin Zgjedhor

Pas 1 muaji fushatë elektorale, Shqipëria sot është në heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën, 11 maj qytetarët janë thirrur në votime për të vendosur...

Mbyllet fushata/ Rama dhe Berisha të bindur në fitore, prova e madhe më 11 maj

Kryeministri Edi Rama dhe lideri i opozitës Sali Berisha mbajtën takimet përbyllëse të fushatës në të njëjtën kohë. Rama ironizoi kundërshtarët, duke vijuar me...

Lajme të tjera

Web TV