Rama për zgjedhjet: PS, partia më e vjetër në eksperiencë dhe më e reja në energji

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama , në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste u ndal në zgjedhjet e 11 majit dhe atë që ka për të ofruar PS.

“Në këto zgjedhje duhet t’i japim shqiptarëve partinë më të vjetër në eksperiencë dhe më të renë në energji, nuk ka parti që mund të bëjë 1/100 e asaj që bëjmë ne sepse nuk mjafton të mbash një altoparlant dhe të protestosh për gjysmë të vërteta që në thelb janë gënjeshtrat më të mëdha për të marrë përgjegjësi qeverisëse.

Sot them çfarë kurajojë e paimagjinueshme të jesh pa eksperiencë e të duash të udhëheqësh vendin, kur kujtoj veten time para shumë vitesh.

Sot kemi eksperiencë, kapacitet për t’i dhënë shqiptarëve mundësinë të zgjedhin një parti të re, më të renë e të gjitha të rejave që ndodhen në territor.
Duke votuar një parti tjetër sikur të bjerë zari 3 herë te 60a mund të kapësh një deputet të ri. Duke votuar PS mund të përfaqësohesh nga deputetë të rinj”, tha ai.
Më parë kreu i qeverisë u ndal edhe tek situata gjeopolitike, NATO dhe BE.

“NATO, lëkundje e madhe tektonike në një botë ku është hapur shtegu për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës dhe ku është vënë në lëvizje të jashtëzakonshme e gjithë gjeopolitika botërore. Ne jemi shumë të vegjël, për të vendosur, por fati ynë dhe interesi ynë është shumë i madh për t’u lënë në drejtim të paditur.

Në këto momente qoftë sa i përket BE he NATO-s, zëri dhe prania jonë, dhe siguria jonë e brendshme pra pozicioni i vendosur stabël e i pa lëkundur nga kua kuatë që nuk jehojnë dot jashtë perimetrit të kënetës, është themelor”, tha ai./    S.M

Lexo edhe :  Rama tallet me Berishën: E mbani mend kur thoshte se po ia kalonim Gjermanisë?

 

 

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV