Veliaj nesër në Apelin e GJKKO, Klodiana Lala jep detaje: Ja çfarë pritet nga seanca

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nesër në Apelin e Gjykatës së Posaçme do të mbahet ditën e nesërme seanca në lidhje me masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Gazetarja Klodiana Lala raporton se Veliaj kërkon me çdo kusht zbutjen e masës së sigurisë, pasi sipas tij nuk ekziston asnjë kriter për një masë të tillë.

Sipas kryebashkiakut, nuk ka shanse që ai të prishë provat, të intimidojë dëshmitarët apo të largohet jashtë vendit, pasi ka dhënë prova që është larguar jashtë vendit dhe është rikthyer pavarësisht faktit që ishte nën hetim. Ndërkohë prokurorët e çështjes, Ols Dado dhe Altin Dumani, këmbëngulin në masën e sigurisë sepse në postin e kryetarit të bashkisë sipas tyre, Veliaj ka mundësi të prishë provat.

Kujtojmë se kryebashkiaku Veliaj akuzohet për veprat penale “Korrupsion” dhe “Pastrim parash”, të kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.

Seanca e nesërme do të drejtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi, pasi gjyqtarja Ilirjana Olldashi nuk do të jetë e pranishme për shkak të problemeve shëndetësore./    S,M

Të fundit

Çfarë ndodhi? AMP Tiranë pezullon tre punonjës policie, ja arsyeja (Emrat)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë ka ekzekutuar Vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm...

Tollumbacet e “reja” politike të fryrë me helium!

Ylli Pata Ka shumë komentatorë që e konsiderojnë si fenomenin real politik të 11 majit grupin e aktorëve politikë, të cilët kanë edhe nga sondazhet...

“Po ju vëzhgojmë”/ Dash Shehi paralajmëron: Kush prek votat, do përballet me ligjin!

Drejtuesi i koalicionit 'Djathtas për Zhvillim', deputeti Dashamir Shehi, ka bërë një thirrje për të gjithë komisionerët dhe numëruesit që të mos preket asnjë...

Rama mbyll fushatën/ Më 11 maj firmosim marrëveshjen për Shqipërinë evropiane!

Partia Socialiste mbajti takimin përmbyllës të fushatës së 11 majit në Tiranë. Pas një fjalë të shkurtër të të gjithë kandidtavë për deputetë të PS në...

Berisha mbyll fushatën/ Më 11 maj, vota është edhe për dinjitetin tuaj!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga takimi përmbyllës i fushatës në Tiranë, përcolli një mesazh për të  rinjtë shqiptarë. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati...

Lajme të tjera

Web TV