”Zgjedhjet e 11 majit”/ Rama: Nuk janë të zakonshme, varet e ardhmja e vendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka folur sot nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS lidhur me zgjedhjet e 11 Majit.

Ai tha se ky proces zgjedhor nuk do të jetë aspak i zakonshëm. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se pesha e gjeopolitikës nuk ka qenë e pranishme siç është në këto zgjedhje.

Sipas tij, rezultati i zgjedhjeve të 11 majit ka një peshë të madhe mbi të ardhmen e vendit.

“Unë besoj që qysh se unë kam privilegjin të udhëheq këtë forcë politike dhe me të gjitha zgjedhjet e derisotme, 9 të tilla në asnjë prej tyre pesha e gjeopolitikës nuk ka qenë e pranishme siç është në këto zgjedhje. Këto zgjedhje zhvillohen në një kontekst dyfish të jashtëzakonshme. Njëri është konteksti i marrëdhënieve me BE dhe i BE me BP dhe tjetri është konteksti i anëtarësisë sonë në aleancën euratlantike dhe sigurisë në tërësi.

Zgjedhjet e 11 majit nuk janë aspak të zakonshme dhe rezultati i 11 majit është më shumë sesa rezultat i partive politike, në rastin tonë është më shumë sesa fitore e PS në vetvete.

Për ne si familje politike dhe për flamurin tonë ka qenë e rëndësisë së veçantë që të fitojmë zgjedhjet, por më 11 maj rëndësia e fitores së zgjedhjeve dhe vetë rezultati i zgjedhjeve kanë një peshë mbi të ardhmen e afërt të vendit shumë më të madhe sesa ç’kanë pasur në zgjedhjet e mëparshme, 9 herë me radhë”, tha Rama./     S.M

Të fundit

Veliaj nesër në Apelin e GJKKO, Klodiana Lala jep detaje: Ja çfarë pritet nga seanca

Nesër në Apelin e Gjykatës së Posaçme do të mbahet ditën e nesërme seanca në lidhje me masën e...

Burgerat Artizanale që sfidojnë shijet e zakonshme

Në zemër të Tiranës, ku gastronomia është në zhvillim të vazhdueshëm, Delibros është vendi ku dashamirësit e ushqimit të mirë mund të shijojnë burgera...

Bllokohet për disa orë X, rrjeti social i Elon Musk

Rrjeti social i Elon Musk, X,  i njohur më parë si Twitter, nuk funksionoi për disa orë mëngjesin e së hënës. Pati mijëra raporte...

Probleme të mëdha me shëndetin mendor? Flet për herë të parë këngëtarja e njohur

Lady Gaga së fundmi foli në një podcast të New York Times, për luftën me shëndetin mendor që e kaloi disa vite më parë. Ajo...

SHIFRAT për çdo zonë / Tjetër rritje e çmimeve të banesave në Tiranë

Çmimet e apartamenteve në Tiranë duket se do të jenë në rritje edhe gjatë vitit 2025. Sipas revistës Monitor, çmimet e apartamenteve në muajin shkurt...

Lajme të tjera

Web TV