Pesë kurat më të mira për ngërçet në këmbë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse do t’iu duhej të përmblidhnit përvojën e një ngërçi në këmbë me një fjalë të vetme, fjala “torturë” mund të jetë më e pështatshmja.

Ngërçi në këmbë shkakton dhimbje ose shqetësim të papritur dhe intensiv. Shumë herë shkaku pse këto ngërçe ndodhin shpesh herë është i panjohur.

Megjithatë disa faktorë të mundshëm përfshijnë dehidratimin, pozicionin e këmbës dhe lodhjen e muskujve.

Dhimbjet mund të ndodhin edhe si efekt anësor i medikamenteve të caktuara ose mund të jenë një shenjë e një problem të rëndë shëndetësor.

Por lajmi i mirë është se ngërçet e këmbëve zgjasin pak dhe largohen brenda disa sekondave ose minutave.

Nëse po kërkoni të lehtësoni shqetësimin dhe të ndaloni menjëherë ngërçet, këto këshilla mund t’ju vijnë në ndihmë.

Lëvizni

Për shumicën e njerëzve, ngritja në këmbë dhe lëvizja është mënyra më e mirë për ndaluar menjëherë këtë dhimbje.

Duke bërë një ose dy hapa, ju do të angazhoni muskulin në pjesën e përparme të këmbës, duke ndihmuar në largimin e ngërçit.

Aplikoni ngrohje, pastaj akull

Nxehtësia ndihmon për të liruar muskujt e kontraktuar.

Për këtë ju mund të përdorni një peshqir të ngrohtë ose një batanije me ngrohje.

Ngrohtësia shton rrjedhjen e gjakut në zonë, e cila sjell më shumë oksigjen dhe lëndë ushqyese, duke ndihmuar kështu me muskujt e kontraktuar.

Akulli është më pak i dobishëm kur bëhet fjalë për ndalimin e një ngërçi.

Por pas një ngërçi ju mund të ndjeni lëndim tek muskujt tuaj, prandaj aplikimi i akullit në atë zonë mund ta lehtësojë këtë shqetësim.

Merrni qetësues kundër dhimbjeve

Nëse keni një ngërç në këmbë, marrja e një qetësuesi pa recetë nuk do t’i japë fund dhimbjes.

Lexo edhe :  Horoskopi i ditës së martë, 6 maj 2025

Por një ngërç mund të tendosë ose të irritojë muskujt, duke çuar në dhimbje dhe parehati të vazhdueshme.

Në këtë pikë qetësuesit mund t’ju ndihmojnë.

Hidratohuni

Nëse ngërçet janë për shkak të dehidrimit, konsumi i ujit ose një pije sportive me elektrolite mund t’ju ndihmojë.

Kjo mund të ndihmojë edhe në shmangien e rasteve të tjera të ngërçit.

Konsumoni një banane

Çbalancimi i elektroliteve në trup mund të shkaktojë ngërçe të muskujve.

Nëse ky është fajtori, konsumi i një bananeje mund të ndihmojë në rritjen e kaliumit.

Kjo është një taktikë parandaluese nëse nivelet tuaja të kaliumit janë të ulëta.

Por mbani në mend se ngrënia e një bananeje nuk do ta ndalojë menjëherë ngërçin në këmbë nëse jeni në mes të një spazme muskulore./k.k

Të fundit

Dhjetëra të mitur të zhdukur në “luftën” mes fraksioneve të kartelit Sinaloa në Meksikë

Të paktën 39 të mitur janë vrarë dhe 97 rezultojnë të zhdukur në Meksikën perëndimore, si pasojë e një...

Çfarë ndodhi? AMP Tiranë pezullon tre punonjës policie, ja arsyeja (Emrat)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë ka ekzekutuar Vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të caktuar masa...

Tollumbacet e “reja” politike të fryrë me helium!

Ylli Pata Ka shumë komentatorë që e konsiderojnë si fenomenin real politik të 11 majit grupin e aktorëve politikë, të cilët kanë edhe nga sondazhet...

“Po ju vëzhgojmë”/ Dash Shehi paralajmëron: Kush prek votat, do përballet me ligjin!

Drejtuesi i koalicionit 'Djathtas për Zhvillim', deputeti Dashamir Shehi, ka bërë një thirrje për të gjithë komisionerët dhe numëruesit që të mos preket asnjë...

Rama mbyll fushatën/ Më 11 maj firmosim marrëveshjen për Shqipërinë evropiane!

Partia Socialiste mbajti takimin përmbyllës të fushatës së 11 majit në Tiranë. Pas një fjalë të shkurtër të të gjithë kandidtavë për deputetë të PS në...

Lajme të tjera

Web TV