Qeveria do mbyllë TikTok për të mbrojtur të rinjtë, Berisha vijon me qëndrimet qesharake

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një kohë kur qeveria ka vendosur mbylljen e TikTok me qëllim mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve, Sali Berisha vijon me qëndrimet e tij qesharake. Edhe pse përmban video me mesazhe dhune apo bullizimi, Berisha thotë se është një platformë komode për të rinjtë.

TIRANË– Në një kohë kur qeveria ka vendosur mbylljen e TikTok me qëllim mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve, Sali Berisha vijon me qëndrimet e tij qesharake. Në një intervistë që ka dhënë me gazetarin Burim Pacolli në TikTok, Berisha thotë se platforma TikTok është më komodja për të rinjtë, kur ndërkohë ky rrjet njihet për rreziqet që sjell për të rinjtë, ku nuk përjashtohen edhe përmbajtje bullizuese apo dhune.

“Edi Rama nuk duron kritikat e tij që i bëjnë në Tiktok dhe merr të njëjtin akt dhe shumë më të rëndë sepse dënon, bllokon një platformë që sot, sidomos për të rinjtë por për të gjithë, është nga më komodet për komunikim. Nga ana tjetër, TikTok përbën edhe mjet biznesi. Pra është ky së fundmi, ku e bazon Edi Rama vendimin e tij”, tha Berisha.

Ndërkohë, edhe pse 90% e prindrëve që luftojnë për edukimin e fëmijëve kanë qenë pro mbylljes së platformës, Berisha thotë se kjo është censurë dhe se Rama po kërkon të kontrollojë të rinjtë se çfarë duhet të shohin dhe çfarë jo.

Burim Pacolli: Një nga arsyet është se mosha rinore ka akses në përmbajtje të pakontrolluar?

Sali Berisha: Atëherë ai barazon veten me Habitullahun e Kabulit dhe Ajatollahun e Iranit. Nëse ai kërkon t’i kontrollojë moshës se çfarë duhet të shohin e çka jo, kjo përbën një nga format më të egra të censurës.

Lexo edhe :  Mediat greke irritohen me Ramën dhe Berishën: Po ‘luajnë’ me Greqinë për fushatë!

Edi Rama e ka bazuar vendimin e tij në një mashtrim publik për të cilin meriton ndjekje të rreptë penale. Edi Rama u tha shqiptarëve se vrasja e Martin Canit, erdhi nga TikToku. Nxënësi 15 vjeçar që u vra në dyert e shkollës dhe agresori i tij, nuk kishin llogari në TikTok. Pra zënka që çoi në ngjarjen tragjike nuk kishte asnjë lidhje me TikTokun.

Edi Rama kryen një mashtrim tjetër se thotë 98% e 60 e sa mijë prindërve të konsultuar, janë pro mbylljes, gënjeshtër e kulluar. Absolutisht e pavërtetë.

Vendimi për mbylljen e TikTok pritet të futet në fuqi brenda pak ditësh me efekt 1-vjeçar. Por, qeveria është në bisedime me kompaninë kineze dhe platforma mund të hapet në momentin që vendosen filterat për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga përmbajtjet me mesazhe dhune apo bullizimi.

Ndërkohë sot, nxënësit nuk i janë bashkuar thirrjes së kreut të PD-së, Sali Berisha për të bojkotuar mësimin si shenjë revolte për mbylljen e TikTok. Thirrja e Berishës ishte në limitet e absurdit referuar faktit që mbyllja e TikTok me vendim qeverie u bë me kërkese të vetë prindërve, të cilët luftën e përditshme me fëmijët, e kanë për edukimin e tyre dhe largimin nga rrjetet sociale.k.k

Të fundit

Reshje shiu dhe temperatura të larta… parashikimi i motit për sot

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave...

Shqiptarët “braktisin” euron, bie euroizimi i kredisë për të dytin vit radhazi

Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2024 kredia në valutë të huaj përbënte 45.3% të portofolit total të sektorit bankar....

Orë vendimtare për partitë, sot afati fundit për dorëzimin e listave për deputetë

Orë vendimtare për partitë politike, të cilat në mesnatë duhet të dorëzojnë në KQZ listat me 186 kandidatë për deputetë për zgjedhjet parlamentare të...

Dalin SHIFRAT / Me sa lekë janë shtuar pagat e shqiptarëve

Të dhënat zyrtare të publikuara nga INSTAT, tregojnë se paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të fundit të...

Siguria Ushqimore dhe sfida e (kapërcimit të) mbetjeve

Andon Rrapokushi AR Consulting Në shtator të vitit të kaluar Komisioni Europian (KE) publikoi raportin vjetor për Sigurinë Ushqimore të Rrjetit ACN për vitin 2023. ACN...

Lajme të tjera

Web TV