Rama me “njomëzakë” në listën e sigurt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama për taktikë elektorale, por edhe për të nxitur deputetët që kanë disa mandate rresht, u ka kërkuar që të luftojnë për të siguruar vota, pasi do jenë në lista të hapura. Në listën e mbyllur, e cila të jep të sigurt mandatin e deputetit, pritet që ta mbushë me të rinj.

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sinjalin e parë për një transformim të thellë në grupin parlamentar socialist, duke theksuar nevojën për një “transfuzion gjaku” në radhët e PS-së për mandatin e katërt qeverisës.

Kreu i socialistëve ka premtuar së në listën e kandidatëve për deputetë, por edhe në qeveri do ti ketë “gjak të rinj”. Në mbledhjen e grupit parlamentar, kryeministri i vuri përballë një sfide të hapur deputetët, duke u kërkuar të përballen në një garë të hapur për listat elektorale. “Ata që janë me një mandat deputeti do të jenë në lista të hapura.

Ne duhet t’u japim shqiptarëve një eksperiencë të vjetër me energji të reja. Transfuzion gjaku! Kush nuk pranon sfidën, është i lirë të largohet”, deklaroi ai. Një përjashtim nga ky rregull do të bëjnë drejtuesit politikë të qarqeve, të cilët do të jenë në listën e mbyllur, pasi, sipas Ramës, gara e tyre për mandate individuale do të çorientonte ekipin dhe do të krijonte pabarazi në proces.

Një mandat i katërt pa Ramën si deputet?

Surpriza më e madhe e kësaj mbledhjeje ishte deklarata e kryeministrit se ende nuk ka vendosur nëse do të jetë pjesë e listës së deputetëve në zgjedhjet e 11 majit. “Nuk e kam marrë ende vendimin nëse do të jem deputet”, tha Rama, duke lënë të hapur mundësinë e një qasjeje të re në karrierën e tij politike. Megjithatë, pavarësisht reformimit të grupit, kreu i mazhorancës kërkoi nga të gjithë deputetët aktualë angazhim të plotë për fitoren e PS-së në zgjedhjet e ardhshme.

Lexo edhe :  "Të ka kërkuar shoku jot debat"/ Rama i përgjigjet Bashës: Kur nuk dola me ty...

Për t’i motivuar, ai i la të kuptohet se një grup i ri parlamentar do të sjellë një qeveri me përvojë, duke lënë hapur mundësinë e rikonfigurimeve në kabinetin qeveritar. “Duke pasur një grup të ri, do të kemi një qeveri me eksperiencë. Për formimin e qeverisë do të flasim një herë tjetër”, shtoi ai, ndërsa deputetët socialistë e dëgjuan në heshtje.

Listat

Një nga vendimet kryesore të Ramës është përjashtimi i deputetëve meshkuj me një mandat të fituar më parë nga lista e mbyllur. Sipas tij, ata duhet të provojnë veten përmes garës në listat e hapura, ndërsa të rinjtë dhe të rejat do të kenë mundësinë të jenë në listën e mbyllur, si pjesë e energjisë së re që kërkon të sjellë në PS.  “Luftën duhet ta bëjnë ata që kanë më shumë eksperiencë dhe që kanë marrë më shumë nga votuesit dhe nga PS”, tha ai. Ndërkohë, për gratë deputete, procesi i përfshirjes në listën e mbyllur ende nuk është finalizuar.

Një tjetër vendim strategjik i Ramës është përjashtimi i drejtuesve politikë të qarqeve nga konkurrenca e listave të hapura. Sipas tij, kjo do të siguronte që ata të fokusohen te fitorja e ekipit dhe jo te sigurimi i votave personale. “Drejtuesit politikë do të garantojnë që të gjithë deputetët në garë të kenë hapësirë sa më të barabartë. Asnjë drejtues politik nuk duhet të futet në preferenca se kë duhet të votojnë anëtarët e PS dhe qytetarët”, sqaroi ai.

Ky model reformimi, i cili favorizon të rinjtë dhe eliminon konkurrencën e brendshme për drejtuesit politikë, sinjalizon një qasje të re të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit. Me këtë strategji, Rama synon të sigurojë një mazhorancë të freskuar, duke përgatitur terrenin për një qeverisje që do të kombinojë eksperiencën me energjinë e re.

Të fundit

Vajza e autorit falsifikoi mesazhet? Vrasja e 33-vjeçarit në Greqi, flet i afërmi

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e shqiptarit 33-vjeçar në Greqi Erjon Pelivani i cili u qëllua...

Brenda avionit privat të Elon Musk, zbulohen rregullat strikte të sjelljes

Detaje nga udhëtimet private të Elon Musk janë zbuluar pas një sulmi kibernetik ndaj kompanisë NetJets Inc., duke nxjerrë në dritë një dokument që...

Sistemi i kamerave/ Rama: Nuk do të ketë më policë në rrugë, gjoba do ju vijë në Iphone

Kryeministri Rama, në bilancin e qeverisë sa i takon infrastrukturës, tha se sistemi i kamerave inteligjente do të jetë një risi dhe policët nuk...

Vape-t, trendi i ri mes të rinjve shqiptarë që po ngre shqetësime

Vape-t, të njohura si cigaret elektronike, po kthehen gjithnjë e më shumë në një zakon të përhapur mes të rinjve në Shqipëri. Me aroma...

Donald Trump dëbon Associated Press nga konferenca në Zyrën Ovale, ja arsyeja

Pavarësisht urdhërit të gjykatës, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump nuk ka lejuar prezencën e një fotografi dhe reporteri të medias...

Lajme të tjera

Web TV