Bashkia e Beratit do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme, pasi Ervin Demo dha dorëheqjen nga posti pasi do jetë kandidat për deputet.
Bashkia e Beratit do tw shkojw drejt zgjedhjeve të parakohshme, pasi Ervin Demo dha dorwheqjen nga posti pasi do jetë kandidat për deputet.
Qeveria ka njoftuar sot KQZ për vakancën në bashkinë e Beratit .
Lënda: Njoftim mbi dorëheqjen e Kryetarit të Bashkisë Berat z.Ervin Demo. Këshilli i Ministrave Tiranë.
Në institucionin e Prefektit të Qarkut Berat është administruar shkresa me nr. 1446/1prot, datë 11.03.2025 e Këshillit të Bashkisë Berat me lëndë “Njofim mbi dorëheqjen e Kryetarit të Bashkisë Berat”.
Në zbatim të ligjit nr.139/2015″Për VetëQeverisjen Vendore” neni 61″Përfundimi para kohe i mandatit të Kryetarit të Bashkisë” pika 1,gërma d,pika 2,3 bashkëlidhur po ju përcjellim dorëheqjen nga funksioni i Kryetarit të Bashkisë të z.Ervin Demo.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin. Prefekti i qarkut Valbona Zylyftari./k.k