G7 diskuton mbi Ukrainën pasi SHBA rifillon ndihmat për Kievin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrat e Jashtëm të shtatë vendeve më të zhvilluara të botës (G7) do të mblidhen për një takim disa ditor në Kanada. Diskutimet do të jenë të të përqëndruara në mbështetjen për Ukrainën në betejën e saj kundër agresionit tre vjeçar rus.

Bisedimet pasojnë vendimin e Shteteve të Bashkuara për të rifilluar ndihmat ushtarake dhe ato të zbulimit për Ukrainën, pasi zyrtarë të lartë nga të dy vendet u takuan në Xhedah të Arabisë Saudite.

Pas gati tetë orësh bisedimesh, Ukraina njoftoi të martën gatishmërinë e saj për të pranuar një propozim të Shteteve të Bashkuara për “një armëpushim të menjëhershëm 30-ditor” në luftën me Rusinë. Propozimi duhet të pranohet edhe nga Kremlini.

Kancelari gjerman Olaf Scholz përshëndeti propozimin duke thënë të mërkurën në rrjetin social ‘X’ se ai është “një hap i rëndësishëm dhe korrekt drejt një paqeje të drejtë për Ukrainën”.

“Ne qëndrojmë me Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara dhe mirëpresim propozimet nga takimi në Xhedah. Tani varet nga Putini”, shkroi Kancelari Scholz.

Kremlini tha të mërkurën se pret të mësojë nga Uashingtoni hollësitë e propozimit të armëpushimit, ndërsa zyrtarë të lartë rusë thanë në kushte anonimiteti se marrëveshja duhet të marrë parasysh përparimet që ka bërë Rusia në fushën e betejës. Ministria e Jashtme e Rusisë tha se negociatat me zyrtarët amerikanë mund të zhvillohen këtë javë.

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio u tha gazetarëve të martën në mbrëmje se Ukraina ka ndërmarrë një hap konkret drejt përfundimit të luftës. “Tani ne do t’ia dërgojmë këtë propozim rusëve. Ne shpresojmë që ata të thonë po, që do t’i thonë po paqes. Tani topi është në fushën e tyre”, tha ai. Këshilltari për sigurinë kombëtare, Mike Ëaltz, i cili ishte pjesë e delegacionit amerikan në Xhedah, tha se do të fliste me homologun e tij rus “në ditët në vijim”.

Lexo edhe :  No Other Land fitues i Oscar-it ofron vizionin e një Palestine të përbashkët

Të enjten, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë. Të gjitha këto diskutime janë pjesë e përpjekjeve për avancimin e procesit të paqes. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk mori pjesë në bisedimet SHBA-Ukrainë, por gjatë fjalimit që e publikoi të martën në mbrëmje ai tha se plani i armëpushimit ishte një “propozim pozitiv”./k.k

Të fundit

Egla ironizon Gjestin: Vish një palë pantallona mo burrë

Fituesja e edicionit të tretë të BBVA, Egla Ceno, ka hyrë sot në shtëpinë e BBVA4, me ç’rast ajo...

Berisha: Kandidaturat tona të denja, socialistët kriminelë të veshur me Dolce- Gabbana

Në fjalën e mbajtur në Këshillin Drejtues të PD, kreu i PD tha se në listën e deputetëve të PD për zgjedhjet e 11...

Ndalimi i rrjetit TikTok në Shqipëri, ekspertët: Nuk e zgjidh problemin e të rinjve

Mbyllja e platformës TikTok nuk do të zgjidhë problemin e të rinjve shqiptarë, mendojnë ekspertët. Kjo masë e marrë nga qeveria shqiptare për një...

“Kishim kandidatë për 3 parlamente”/ Berisha: Chris LaCivita, kryemagjistari!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar foli në lidhje me procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë me të...

Berisha mbledh këshillin kombëtar të PD: Më 11 maj kemi kandidaturat më të mira

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka mbledhur këshillin kombëtar të PD, pak orë para mbylljes së afatit të dorëzimit në KQZ, të listave të...

Lajme të tjera

Web TV