Kërkon lirimin nga burgu, nis pas dy orësh seanca ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot në orën 12:30 nis seanca me dyer të mbyllura ndaj kryebashkiakut Erion Veliajt, pasi gjyqi u shty ditën e djeshme. Ishte një proces maratonë ai i masës ndaj kryebashkiakut Erjon Veliaj dje i cili mbas shtatë orë e 30 minuta u mbyll pa vendimmarrje.

Gjate seancës me dyer të mbyllura të kryesuar nga Engert Pëllumbi avokatët e kryebashkiakut kërkuan lirimin e klientit të tyre nën arrest në burg prej 10 shkurtit. Por prokurorët e posaçëm të dosjes kanë paraqitur prova të reja, çka e detyroi gjyqtarin e posaçëm të shtyjë vendimmarrjen për sot për t’i lënë kohë mbrojtjes të njihen me to.

Përmes mbrojtjes, kryebashkiaku i Tiranës kërkoi heqje të arrestit në burg me qëndrimin se nuk është i rrezikshëm, nuk ka rrezik për tu larguar, nuk ka mundësi të dëmtojë provat. Por prokurorët kujtuan se Veliaj po hetohet për korrupsion në nëntë raste dhe pastrim parash dhe prej arrestimit këto akuza i ka mohuar

Një tjetër sugjerim i avokatëve ishte edhe ofrimi i garancisë pasurore . Gjatë ditës ne gjykatë ishte edhe avokati amerikan Joshua Robert i cili kërkoi të vëzhgonte seancën, një kërkesë që nuk u pranua duke u konsideruar si e pabazuar ne ligj. heqjen e masës arrest në burg e kërkoi edhe biznesmeni Elman Abule dhe për shfuqizimin e detyrimit me paraqitje e kërkuan edhe 3 të dyshuarit e tjerë që po hetohen në gjendje të lirë.

Edhe për ta gjykata do shprehet këtë të mërkurë. Sot në Gjykatë u rikthye edhe Ajola Xoxa e cila kundërshton në apel sekuestrimin e dy llogarive bankare, një gjykim qe u shty mbasi SPAK paraqiti prova shtesë./   S,M

Të fundit

Ish-deputeti i PD i bashkohet Ramës, Alban Zeneli në listën e hapur të PS në Kukës

Ish-deputeti demokrat Alban Zeneli i është bashkuar PS. Burime bëjnë me dije se do të kandidojë nën siglën e PS...

Shtyhet me 1 muaj afati i aplikimeve për stacionet e plazhit

Të drejtën e kanë subjektet: “Bujtinë, Fjetinë (Hostel), Hotel, Resort, Qendër kurative, Fjetje dhe mëngjes, Apartament/vilë”, që kanë jo më pak se 5 dhoma...

Meta vendosi t’i lirojë vendin në Fier, zbulohet kandidatja e katërt e PL-së

Brunilda Haxhiu, zv sekretare e përgjithshme e Partisë së Lirisë do të jetë në listën e mbyllur të Fierit, duke u bërë kandidatja e...

Gjimnazi i ri “Naim Frashëri”/ Rama: Shkolla e re është në funksion të 850 nxënësve

Kryeministri Edi Rama sëbashku me ministren e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastriliu, inspektuan godinën  re, pas procesit të rindërtimit. Gjimnazi “Naim Frashëri”, është një nga...

Plas keq në BBV, vajzat përpIasen fizikisht me njëra-tjetrën, kapen prej flokësh (Video)

Gerta dhe Valbona nuk kanë sheshuar debatet, por përkundrazi- debatet u bën edhe më të vështira. Derisa Gerta po u ndante detyrat e shtëpisë si...

Lajme të tjera

Web TV