“Kishim kandidatë për 3 parlamente”/ Berisha: Chris LaCivita, kryemagjistari!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar foli në lidhje me procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë me të cilët Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të përfaqësohet në zgjedhjet e 11 majit.

Teksa i cilësoi kandidatët e përzgjedhur si të lirë dhe të panjollosur, Berisha tregon se procesi i përzgjedhjes ishte shumë i vështirë pasi në listë kishte shumë njerëz të spikatur me të cilët mund të mbushje 3 parlamente.

“Janë premisat më të fuqishme për një fitore historike të PD në 11 maj. Fitore e cila ka filluar të jehojë në mbarë botën. PD hyn në këtë fushatë pasi një seri betejash të papara, jo vetëm që i përballoi, por bëri dhe opozitë të fuqishme përballë narkoshtetit. Qëndresa e aktivistëve dhe drejtuesve të PD ndaj një regjimi diktatorial të bazuar në drogë dhe vjedhje është një betejë epike në historinë e një kombi për liri. Të gjitha format e shantazhit, PD ia doli të vijë në harkun e fitore, së përmbysjes së diktaturës dhe shpëtimit të Shqipërisë. Kurrë ndonjëherë një opozitë në kushte të vështira nuk ia ka dalë t’i bëjë kundërshtinë, denoncimin, faktimin, provat një diktature, si PD në këto vite. Kjo është në nderin e atyre që luftuan me sukses. Në këtë garë siç jeni dëshmitarë, më hapur në historinë këtij vendi, qindra djem e vajza, burra, gra paraqitën lirshëm vullnetin për të kandiduar për ne. Këto kandidatura të shkëlqyera ishin të denja për tre parlamente. Përzgjedhja e më të mirëve kishte vështirësi. Nëse shikoni krahun tjetër, aty do të gjeni kriminelë, ministra, delinkuentë, të veshur me DG dhe firma të shtrenjta, por që paratë i kanë dhuratë nga kriminelët. Kjo është e vërteta e tyre. Kudo që shkojnë Uluzitë, Lubitë, shkojnë me një dozë të madhe dosjesh. Kurse përfaqësuesit tuaj vijnë si njerëz të lirë dhe shkojnë para qytetarëve si të lirë. Dallimet janë të jashtëzakonshme”, tha Berisha.

Lexo edhe :  Takimi me dyer të mbyllura! Lista për deputetë, çfarë kërkon Rama nga kryebashkiakët!

Më tej, kreu i demokratëve u shpreh se socialistët tashmë janë të frikësuar nga vota e diasporës dhe afrimi i amerikanit Chris LaCivita, i cili do të drejtojë fushatën e opozitës në këto zgjedhje.

“Shqiptarët e kanë të qartë si drita e diellit. Ata nisën të parët turin e diasporës, i cili u fik. Diaspora në mbështetje të PD e vendosur të përsërisë revolucionin demokratik të 1990 është bërë ferri dhe tmerri i tyre. Kur e kuptuan që ua preu biletën diaspora bën gjithçka që mos linin votën e saj. Rama është i pashpresë. Kanë dy muaj që këndojnë himnin e hajdutit që lajmet nuk kanë gjë tjetër veç Lali Vjedhësit. Programi ynë mban vulën e ekspertëve më të mirë dhe që do të transformojë Shqipërinë me shpejtësi. Chris LaCivita është kryemagjistari i fushatës tonë. Kjo e ka tmerruar Ramën. Ky koalicion do ta shndërrojë PD në një shumicë absolute. Janë bashkuar të gjitha forcat dhe vlerat që ishin të shpërndara”, shtoi Berisha.

Kryedemokrati foli dhe për personat e mërzitur në radhët e demokratëve që nuk u bënë pjesë e listës së sigurtë, apo dhe asaj të hapur. Teksa fajësoi kodin si të padrejtë, Berisha i ftoi “qejfmbeturit” që të kontribuojnë në këto zgjedhje deri në fitore.

“Për pjesën e hapur është bërë më e drejtë, por ne nuk e kishim në dorë. Janë ndjekur parime në çdo qark. Janë dërguar përfaqësues nga aleatët, por në çdo rast është marrë parasysh që kryetari dhe aleati mos jenë më shumë se 40% e listës së mbyllur. Lista e hapur është bërë me më të shquarit të lokalitetit. Kjo është një betejë. Ata që prisnin të ishin në listë të mbyllur e kuptoj që janë të mërzitur. Por duhet të qëndrojmë të pamposhtur në këtë betejë, në respekt të investimit që ka bërë, në interes të PD dhe karrierës së tij. Jam i bindur se njerëz të parimeve do të vijojnë betejën me vendosmëri deri më 11 maj”, përfundoi Berisha. /e.t

Të fundit

Si të fshini llogarinë tuaj në Instagram dhe të rikuperoni të gjitha fotot

Ju mund të dëshironi të shkëputeni nga rrjetet sociale duke fshirë llogarinë tuaj , por rreziku është që të humbni materialin fotografik...

Jeni dhurues i rregullt i gjakut?/ Ja ndryshimet gjenetike që pëson organizmi juaj

Ndryshime gjenetike janë identifikuar në qelizat burimore të gjakut nga dhurues të shpeshtë që nxisin gjenerimin e qelizave të reja për të zëvendësuar ato të humbura , por...

5 gabimet e pafalshme që produksioni i BBVA këtë bërë këtë sezon me banorët dhe ndjekësit

Ky sezon i “Big Brother VIP Albania” ka qenë një nga më të diskutuarit për shkak të situatave të papritura dhe vendimeve të diskutueshme...

‘Çmendet’ Lamborghini, prodhon linjën e karrocave për fëmijë/ Kushton plot 5.000 dollarë

Prodhuesi i makinave luksoze Lamborghini, po hyn në tregun e paisjeve për fëmijë duke bashkëpunuar me markën britanike të artikujve për fëmijë Silver Cross...

Republika Sërpska drejt shpalljes shtet?/ Dodik sfidon urdhërarrestin

Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska po mban një seancë të posaçme ku po diskutohet miratimi i një kushtetute të re, që do ta përkufizonte...

Lajme të tjera

Web TV